Papa: shën Ireneu, doktor i ri i Kishës, e ndihmoftë unitetin e plotë të tё krishterëve
Papa: në kuadrin e Javës së Lutjes për Bashkimin e tё Krishterëve, e mirëprita propozimin qё erdhi nga qarqe të ndryshme, dhe e shpalla Shën Ireneun e Lionit doktor të Kishës universale. Doktrina e këtij doktori dhe mësuesi të shenjtë - shtoi Papa - është si një urë ndёrmjet Lindjes dhe Perëndimit: kjo është arsyeja pse e paraqesim dhe i referohemi atij si 'doktor i unitetit', 'doktor unitatis'
R.SH. - Vatikan
“Në kuadrin e Javës së Lutjes për Bashkimin e tё Krishterëve, e mirëprita propozimin qё erdhi nga qarqe të ndryshme, dhe e shpalla Shën Ireneun e Lionit doktor të Kishës universale”, kёshtu tha Papa Françesku nё pёrfundim tё lutjes sё sotme mariane tё Engjëllit Tёnzot, kremtuar nё mesditё nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan.
” Doktrina e këtij doktori dhe mësuesi të shenjtë - shtoi Papa - është si një urë ndёrmjet Lindjes dhe Perëndimit: kjo është arsyeja pse e paraqesim dhe i referohemi atij si 'doktor i unitetit', 'doktor unitatis' ". "Zoti na dhashtë me ndërmjetësimin e tij që të punojmë të gjithë së bashku për unitetin e plotë të të krishterëve”, pohoi Papa Françesku.
23 janar 2022, 16:34