Papa rregulltarëve Paolinё: “punoni qё Krishti tё njihet nga njerëzimi, me mjetet e kohës sonë"

Papa priti sot nё audiencё 150 anëtarët e familjes rregulltare Paoline me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së të Lumit Giacomo Alberione: "Kremtimet për Themeluesin tuaj ju ofrojnë mundësinë për t’u njohur edhe më mirë me vlerën profetike të dëshmisë së tij. Duke ndjekur shembullin e tij dhe me ndërmjetësimin e tij, zgjidhni edhe ju mjetet e komunikimit si "kumtim".

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot nё audiencё 150 anëtarët e familjes rregulltare Pauline me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së të Lumit Giacomo Alberione: "Kremtimet për Themeluesin tuaj ju ofrojnë mundësinë për t’u njohur edhe më mirë me vlerën profetike të dëshmisë së tij. Duke ndjekur shembullin e tij dhe me ndërmjetësimin e tij, zgjidhni edhe ju mjetet e komunikimit si "kumtim".

“Është e vërtetë që evolucioni teknologjik e ka bërë të gjithë komunitetin kishtar t’i përdorë mjetet moderne të komunikimit shoqёror si elemente të kujdesit të zakonshëm baritor; megjithatë, është e nevojshme edhe sot – madje, do të thosha gjithnjë e më shumë – prania juaj, e gjallëruar nga karizma dhe e pasuruar nga përvoja e punës “në terren”. Kjo është vendimtare”. Kёshtu u tha mes tjerash Papa Françesku përfaqësuesve tё familjes rregulltare Pauline gjatë audiencës mbajtur në Sala Clementina nё Vatikan.

"Në kuadrin e rrugës sinodale që kemi ndërmarrë - pohoi Papa -, ju kërkoj të mos mungoni nё dhёnien e kontributit tuaj. Pёr kёtё ju inkurajoj të punoni së bashku, në rrjete e media, secili duke sjellë kontributin 'personal', sipas dëshirës së tё Lumit Alberione".

"Pesëdhjetë vjet pas lindjes së tij për Qiell – nënvizoi Ati i Shenjtë -, kremtimet për Themeluesin tuaj ju ofrojnë mundësinë për të njohur edhe më mirë vlerën profetike të dëshmisë së tij". “Duke ndjekur shembullin e tij dhe me ndërmjetësimin e tij – shtoi Françesku –, edhe ju zgjidheni mjetin e komunikimit si ‘katedёr’, në mënyrë që, siç thoshte vetë i Lumi Alberione, Jezu Krishti t’u bëhet i njohur njerëzve të kohës sonë me mjetet e kohёs tonё”.

“Ju falënderoj për angazhimin me të cilin punoni dhe mbi të gjitha lutuni – përfundoi Ati i Shenjtё Bergoglio –. Mos e harroni lutjen. Është mjeti më i rëndësishëm i komunikimit: është komunikimi [tregoi lart me dorë] me Zotin. Nëse unë komunikoj me gjithë botën dhe jo me Zotin, kjo nuk shkon, është diçka e gabuar”.

25 nëntor 2021, 14:52