2018-02-07 Papa Francesco e malati 2018-02-07 Papa Francesco e malati

Papa: Zoti është gjithmonё afër nesh

Papa: R “Zoti është gjithmonё afër nesh: me ftesa të reja, me fjalë të reja, me ngushëllimin e Tij. Zoti është i përjetshëm dhe nuk shkon kurrë nё pension. # IamWithYouAlways”.

R.SH. – Vatikan

“Zoti është gjithmonё afër nesh: me ftesa të reja, me fjalë të reja, me ngushëllimin e Tij. Zoti është i përjetshëm dhe nuk shkon kurrë nё pension. # IamWithYouAlways”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot mё 24 korrik 2021, nё faqen e internetit @Pontifex.

Zoti është gjithmonë pranë nesh në dhimbje

E reja e lajmit të ri të Krishtit është se Hyji në Të u bë i afërt, mbretëron tashmë mes nesh, siç e dëshmojnë mrekullitë dhe shërimet që Jezusi i kryen. Hyji mbretëron në botë përmes Birit të Tij Jezus, që u bë njeri e, me forcën e Shpirtit Shenjt, quhet ‘gishti i Hyjit’. Atje ku shkon Krishti, Shpirti krijues çon jetën e të gjithë njerëzit shërohen nga sëmundjet e korpit e të shpirtit. Sundimi i Hyjit shfaqet në shërimin e plotë të njeriut.

Me këtë Jezusi dëshiron të na tregojë fytyrën e vërtetë të Hyjit, të Hyjit që është afër, plot me mëshirë për çdo njeri. Hyjit që na dhuron jetë nga vetë jeta e tij. Mbretëria e Hyjit është jeta që ngadhënjen mbi vdekjen, drita e së vërtetës, që davarit errësirën e padijes e të gënjeshtrës.

Zoti e “dëgjon britmën e të shtypurit” dhe e shpëton atë që është në trishtim e në dhembje, sepse “Zoti është përherë afër” – edhe në vështirësi, në probleme, në errësirën e jetës – dëgjon, përgjigjet e shpëton, sipas mënyrës së vet. Por duhet të dimë ta nuhasim dhe njohim ta praninë e Tij e ti pranojnë udhët e Tij. Prandaj, feta ime, qëndrimet e mia, stili im i jetës, duhet të jetë shenjë konkrete e faktit se Zoti është afër nesh.

24 korrik 2021, 18:53