Papa Françesku në Engjëllin e Tënzot, thënë nga ballkoni i spitalit  Gemelli, 11.07.2021 Papa Françesku në Engjëllin e Tënzot, thënë nga ballkoni i spitalit Gemelli, 11.07.2021

Papa në Gemelli: vazhdon rehabilitimi

Papa Françesku vazhdon kurimin dhe rehabilitimin e programuar pas operacionit. Mendimi i Papës për të sëmurët dhe për njerëzit e ligshtë.

R.SH. - Vatikan

"Ati i Shenjtë vazhdon kurimin dhe rehabilitimin e programuar, qё do t’i mundësojnë të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur në Vatikan". Kёshtu pohon nё njё njoftim, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni.

"Ndër të sëmurët e shumtë, që takoi këto ditë - vazhdon deklarata – Papa u drejtohet me një mendim të veçantë atyre, që janë tё shtruar nё spitale dhe nuk mund të shkojnë në shtëpi: qё ta jetojnë këtë kohë si një mundësi, megjithёse e përjetuar me dhimbje, për t'ia hapur zemrën me butësi vëllait, ose motrës së sëmurë në shtratin pranё, me të cilin ndajnë të njëjtën brishtёsi njerëzore".

13 korrik 2021, 13:15