Papa priti Anthony John Blinken, Sekretari i Shtetit të SHBA Papa priti Anthony John Blinken, Sekretari i Shtetit të SHBA 

Papa pret Blinken: dashuri e vëmendje për popullin e SHBA-ve

Sot paradite, në Vatikan, Papa u takua me sekretarin e Shtetit amerikan, John Blinken, që dje në Itali.

R. SH. - Vatikan

Takimi i Papës Françesku me sekretarin e SHBA-ve Antony John Blinken, u zhvillua në një atmosferë të përzemërt, sipas njoftimit dhënë gazetarëve nga Matteo Bruni, drejtor i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë. Audienca zgjati rreth 40 minuta, “gjatë të cilave Papa  kujtoi shtegtimin  e 2015-tës  dhe shprehu dashurinë dhe vëmendjen për popujt e SHBA-ve”.

Etapat në Itali

Blinken është që dje në Itali, etapë e fundit e udhëtimit të tij evropian,  pas vizitës në Gjermani e Francë. Në Panairin e Romës mori pjesë në takimin ministerial të Koalicionit global anti-Daesh, që mbahet për herë të parë në kryeqytetin italian. Me këtë rast mbështeti propozimin italian për të krijuar një grup pune për Afrikën, me synimin që të ndihmohet në aspektin shoqëror. Duhet treguar më shumë vëmendje për degëzimin e Shtetit të vetëquajtur islamik në Afrikë - kujtoi sekretari i Shtetit, sepse në radhët e luftëtarëve, vijon të rritet numri i të miturve të rekrutuar nën armë. Së fundi theksloi se rezultatet e arritura në luftën kundër Isisit, janë fryt i punës së bërë së bashku.

Nesër Blinken do të jetë në Matera, ku do të marrë pjesë në G20 të  ministrave të jashtëm. Mbi tryezë - sfidat globale, si shëndeti, zhvillimi i qëndrueshëm, lufta kundër ndryshimeve klimatike, tregtia ndërkombëtare, ndërsa seanca e dytë  do t’i kushtohet marrëdhënieve me Afrikën.

28 qershor 2021, 14:26