Takimi i Papës me shikuesit e filmit-dokumentar "Françesku" Takimi i Papës me shikuesit e filmit-dokumentar "Françesku"

Takimi i Papës me refugjatët e me të pastrehët

Në përfundim të projektimit të filmit dokumentar “Françesku”, Ati i Shenjtë u takua me 100 vetë, që morën pjesë në shfaqjen e tij në Sallën Pali VI

R.SH. - Vatikan

Një takim i shkurtër, në hollin e Sallës Pali VI, në Vatikan, karakterizuar nga ngrohtësia e nga befasia e ngjarjes së mbrëmshme – siç njoftoi drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni – në përfundim të projektimit të filmit dokumentar “Françesku”, organizuar nga regjizori Evgeny Afineevsky e nga Fondacioni “Laudato si’”.

Papa me të pastrehët e me refugjatët në hollin e Sallës Pali VI
Papa me të pastrehët e me refugjatët në hollin e Sallës Pali VI

“Papa Françesku – shpjegoi Bruni – shkoi në hollin e Sallës Pali VI dhe u takua me rreth 100 vetë, të pastrehë e refugjatë, të ftuar për të parë filmin, ndërsa u shpërndahej një pako me ushqime, ofruar nga organizatorët. Më pas, Ati i Shenjtë u kthye në Shtëpinë e Shën Martës”.

Papa me njerëzit në hollin e Sallës Pali VI
Papa me njerëzit në hollin e Sallës Pali VI
25 maj 2021, 10:43