Audienca e Papës me shoqatën "Lazare" Audienca e Papës me shoqatën "Lazare"

Papa në audiencë me një grup të varfrish: nuk jeni njerëz të dështuar

"Në sytë e Zotit, jeni thesar, dhuratë, jetë, dinjitet. Në fytyrat tuaja, shohim fytyrën e vuajtur të Krishtit, që na fton për dashuri urgjente e për zemrën e hapur”. Kështu u tha Papa anëtarëve të shoqatës “Lazare”, që i priti sot në audiencë në Vatikan.

R.SH. - Vatikan

“Nuk jeni hedhurina, njerëz inferiorë, persona të dështuar, ashtu siç dëshiron të na bëjë të besojmë shoqëria, nganjëherë. Në sytë e Zotit, jeni thesar, dhuratë, jetë, dinjitet. Në fytyrat tuaja, shohim fytyrën e vuajtur të Krishtit, që na fton për dashuri urgjente e për zemrën e hapur”. Kështu u tha Papa anëtarëve të shoqatës “Lazare”, që i priti sot në audiencë në Vatikan. Ati i Shenjtë u dorëzoi fjalimin e përgatitur e përshëndeti të varfrit e të pastrehët e ndihmuar nga vullnetarët e shoqatës.

 “Ju, që jeni kjo aventurë e bukur e historisë sonë, nganjëherë e ngarkuar me trishtim, me vetmi, me lot, me sprova, përjashtim e refuzim, jeni dhuratë e çmuar, që na bën ta shohim dashurinë e Zotit”, nënvizon në tekst Papa Françesku.

21 maj 2021, 16:05