Oborri i Shën Damasit Oborri i Shën Damasit 

Nga data 12 maj, rifillojnë audiencat e përgjithshme me praninë e besimtarëve

Audiencat e përgjithshme do të mbahen përsëri në Oborrin e Shën Damasit, gjithnjë në përkim me rregullat kundër-Covid

R. SH. - Vatikan

Papa do t’i kryesojë përsëri audiencat e përgjithshme në Oborrin e Shën Damasit, duke nisur nga e mërkurja, 12 maj e, sipas rregulla shëndetësore të parashikuara, besimtarët do të mund të mblidhen përsëri rreth Françeskut. Lajmin e jep Salla vatikanase e Shtypit, sipas një komunikate të Prefekturës së Shtëpisë Papnore.

Nga data 2 shtator e vitit të kaluar 2020, audiencat nisën të mbahen në praninë e besimtarëve, por më 4 nëntor rifilloi kremtimi në distancë, domethënë, nga Biblioteka e Pallatit Apostolik. Më pas, nga 11 marsi i vitit 2020, Françesku, duke zbatuar masat shëndetësore kundër infektimit,  vijoi t’i mbajë katekizmat në të njëjtën Bibliotekë.

07 maj 2021, 10:40