Udha e Kryqit:  fëmijët e shtëpisë-familje që  realizuan vizatimet Udha e Kryqit: fëmijët e shtëpisë-familje që realizuan vizatimet  

Sonte, me Papën, në Udhën e Kryqit, e gjithë “familja e vogël” e Dashurisë Hyjnore

Tetë të vegjël, nga 3 deri në 8 vjeç, që jetojnë në shtëpinë-familje Mater Divini Amoris me rregulltaret Bija të Zojës së Dashurisë Hyjnore, dy hapa larg shenjtërores me të njëjtin emër, do të jenë në Shën Pjetër me Françeskun, të cilit i dhuruan vizatimet e tyre, për të shoqëruar meditimet e fëmijëve dhe të rinjve të tjerë

R. SH. - Vatikan

Valentina e Ismaeli u hedhin edhe një sy vizatimeve, që përgatitën për Udhën e Kryqit të Papës Françesku, në dhomëzën e shtëpisë-familje “Mater Divini Amoris”, dy hapa larg Shenjtërores së Zojës së Dashurisë Hyjnore, në zonën jugore të Romës, Janë vëlla e motër,  që banojnë në “familjen” e madhe”  të Motër Gabrielës, drejtuese e saj e të motër Isabel Krisin, edukatore e gjashtë fëmijëve të tjerë, ndërmjet 3 e 8 vjetëve. Erdhën aty, pas një periudhe të vështirë në familjen e tyre. Po tani Valentina, më e madhja, mendon vetëm për kremtimin e sontëm në Sheshin e Shën Pjetrit me Papën, kur do të lexojë tre a katër meditime e lutje, përgatitur nga fëmijët e tjerë.

Udha e Kryqit shkruar nga fëmijët

Dje Valentina më tha: “Janë reflektime shumë të forta. E si mund t’i lexoj, kur nuk e kam jetuar atë, që rrëfejnë?” - tregon motra Isabel Cristina Roman Keon, 47 vjeçe, Bijë e Zojës së Dashurisë Hyjnore, me origjinë nga Bucamaranga, në Kolumbi. Atëhere ajo i shpjegoi se janë meditimet e fëmijëve më të rritur, të Kungimit të parë, ose ata të Krezmimit, por ajo, duke i lexuar, do të bëhet zëdhënëse e mendimeve të tyre  “e kjo është diçka tepër e bukur”.

Fytyra e Jezusit, e shpërfytyruar nga dhimbja

Valentina, 8 vjeçe, e vizatoi Jezusin të ngarkuar me kryq, në stacionin e dytë. E vizatova me krahë hapur, si ushtarët romakë - shpjegon -  gati si të donte  t’i kërkonte ndihmë Zotit Atë. Ndërsa Ismaeli, pesë vjeç, ilustroi Stacionin e shtatë, kur Jezusi rrëzohet për herë të dytë nën barrën e kryqit. E një djalë më i madh në moshë, Veronikën dhe fytyrën e Krishtit, të shndërruar nga dhimbja. Si fytyra e atij vetë, nga dhimbjet, që u detyrua të provojë, pa lëshuar ende shtat.

Si Kireneu, dua të ndihmoj edhe fëmijë të tjerë

Motra Gabriella Pistelli, 75 vjeçe, drejtuese e shtëpisë-familje, që sot ndodhet në një strukturë përuruar në vitin 2008, kujton moton e Kongregatës “Të mikpresim, me dashuri”. E, së bashku me nënën e përgjithshme, motrën Luisa Carminati, na kujton fjalët e shqiptuara nga fëmija, që vizatoi Simonin nga Cirena, personazh që në stacionin e pestë, e ndihmon Krishtin ta mbartë kryqin. “Edhe unë dua ta ndihmoj njeriun që kam pranë, dua t’i ndihmoj fëmijët e tjerë”.

 E fëmijët e tjerë, janë dhe vocrrakët e Shtëpisë-Familje “Çatia Casal Fattoria”, në Romë, pjesëmarrës edhe ata, në Udhën e Kryqit, për ta shoqëruar Jezusin në këtë orë të vështirë…

Skautët e Folinjos dhe historitë  e vogla të udhës së kryqit të Papës

 Kujtojmë në përfundim se sivjet  përgatitjet për meditimet iu besuan  Grupit Skaut Agesci “Foligno I”(Umbria) dhe Famullisë romake të Shenjtorëve Martirë të Ugandës.  

 

02 prill 2021, 17:20