Vatican News

Ratzinger: Papa i nderit mbush 94 vjeç

Urimet më të mira pë Papën e nderit, që sot mbush 94 vjeç

R.SH. - Vatikan

Benedikti XVI mbush sot 94 vjeç. Papa i nderit, që kur hoqi dorë nga froni i Shën Pjetrit, më 11 shkurt 2013, jeton në kuvendin Mater Ecclesie në Vatikan. Kjo është ditëlindja e parë, që Joseph Ratzinger e kalon pa të vëllanë Georg, i cili ndërroi jetë më 1 korrik 2020, në moshën 97-vjeçare. Pikërisht për t’i dhënë lamtumirën, Benedekti XVI shkoi në Regensburg e ky është edhe udhëtimi i tij i fundit.

Sot, nuk do t’i mungojnë, pa dyshim, urimet plot dashuri të Papës Françesku, por edhe të besimtarëve nga e gjithë bota. Dy javë më parë, në një deklaratë për të përjavshmen katolike “Die Tagepost”, Benedikti XVI shprehu mirënjohjen e tij për Vitin e Shën Jozefit, shpallur nga Papa Françesku e për Letrën e tij apostolike “Patris corde”.

16 prill 2021, 11:37