Logoja e Vitit 2021 kushtuar Eukaristisë Logoja e Vitit 2021 kushtuar Eukaristisë 

Në Kuito, Kongresi i 53-të Eukaristik Ndërkombëtar, më 2024

Do t’i kushtohet Amerikës Latine dhe vlerës që ka Eukaristia për ungjillëzimin, takimi i madh i ardhshëm kishtar, i cili ndjek këtë, që po përgatitet në Hungari.

R. SH. - Vatikan

Do të jetë Ekuadori, e pikërisht kryedioqeza veriore e Kuitos, sipas miratimit të Papës Françesku, selia e Kongresit të 53-të Eukaristik Ndërkombëtar, që do të mbahet në vitin 2024, “me rastin e 150-vjetorit të kushtimit të këtij vendi fisnik Zemrës së Jezusit”.

Njoftimi jepet përmes një komunikate të Komitetit Papnor për Kongreset eukaristike ndërkombëtare, që nënvizon edhe objektivin e këtij takimi të madh kishtar: “Është manifestim i fekonditetit të Eukaristisë për ungjillëzimin dhe përtëritjen e fesë në Kontinentin latino-amerikan”.

Në Hungari vijonë përgatitjet për në shtator

Ndërkaq - kujton nota e Komitetit - vijojnë përgatitjet për Kongresin Eukaristik  Ndërkombëtar, parashikuar për në Budapest të Hungarisë, nga 5 deri më 12 shtator 2021. Në të,  siç  e njoftoi Papa në konferencën e shtypit gjatë fluturimit  të kthimit nga Iraku, Ati i Shenjtë do të kryesojë Meshën përfundimtare.

Erdö: në Hungari ka uri për Eukaristinë, Papa do të jetë dëshmitar shprese

I menjëhershëm gëzimi i shprehur nga ipeshkvijtë katolikë hungarezë që,  në praninë e Papës, shikojnë “shenjën e një inkujrajimi të fuqishëm shpirtëror”. Në vend, ashtu si në mbarë botën e përshkuar nga kriza e rëndë shëndetësore, por jo më pak edhe ekonomike, paqartësitë për të ardhmen vijojnë të thellohen, por kjo nuk i pengon përgatitjet, që shkojnë përpara - pohon, në mikrofonet tona, kardinali Peter Erdö, kryeipeshkëv metropolit i Estergom-Budapestit dhe primat i Hungarisë. - Edhe në këto çaste, në Budapest Meshët me praninë e besimtarëve janë ndëprerë nga pandemia  - kujton. Kishat janë të mbyllura, por ka njerëz që vijnë të luten para të Shenjtnueshmit Sakrament. Të prek pamja e tyre, që tregon sa uri e etje kanë për Eukaristinë”.

20 mars 2021, 15:53