Ekspozita "100 Shpella Betlehemi në Vatikan" Ekspozita "100 Shpella Betlehemi në Vatikan" 

Papa: të vizitojmë Shpellën e Betlehemit të gjallë, në të varfërin

Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa i ftoi besimtarët të shkojnë me solidaritet tek “Shpella e gjallë”, “vëllai nevojtar” e të vizitojnë edhe Shpellat e Betlhemit poshtë Kolonatit të Shën Pjetrit, duke i quajtur “katekizëm i fesë sonë”.

Një ftesë për të vizituar “me solidaritet” Shpellën e gjallë të Betelhemit, që është vëllai nevojtar”, ku takojmë vetë Shëlbuesin, por edhe Shpellat e tjera, si ato të Ekspozitës “100 Shpella Betlehemi” sivjet vendosur  poshtë Kolonatit  të Berninit, në Sheshin e Shën Pjetrit.

Shpellat e Betlhemit poshtë Kolonatit, katekizëm i fesë sonë

Menjëherë pasi kujtoi detarët, Papa kaloi tek barinjtë, që i shikojmë këto ditë rreth Shpellave të Betlehemit e, sivjet, falë idesë së organizatorëve, edhe ndërmjet Shtyllave të Berninit, në Sheshin e Shën Pjetrit, ku është shpalosur Ekspozita e mirënjohur “100 Shpella Betlehemi”. Janë shumë Shpella, nga të cilat buron një katekizëm i vërtetë i fesë së Popullit të Zotit:

“Ju ftoj t’i vizitoni Shpellat e Betlehemit poshtë Kolonatit, për të kuptuar, përmes artit, si lindi Jezusi. Shpellat poshtë Kolonave janë katekizëm i madh i fesës sonë”.

Ta takojmë Krishtin në njerëzit që vuajnë

Të shikojmë për rreth - ftoi akoma Papa, duke i drejtuar përshëndetjen tradicionale romakëve, shtegtarëve nga vende të ndryshme, familjeve, grupeve famullitare. Krishtlindja, tashmë fare pranë - uroi - qoftë për secilin prej jush rast përtëritjeje shpirtërore, lutjeje, kthese, hapash përpara në fe e vëllazërim:

 “Të shikojmë për rreth, t’i shikojmë posaçërisht ata që vuajnë: vëllain që vuan, kudo qoftë. Eshtë yni! Na përket. Është Jezusi mbi grazhd: ai që vuan është Krishti. Të mendojmë paksa për këtë!”

Kjo, porosia e Papës që, në vijim, u drejtoi të gjithë besimtarëve urimin:

“Krishtlindja qoftë afërsi me Jezusin në këtë vëlla e në këtë motër. Në ta është Betlehemi i gjallë; Shpella e vërtetë e Betlehemit, ku e takojmë Shëlbuesin në njeriun, që ka nevojë. Të ecim drejt Natës Shenjte e të presim  përmbushjen e misterit të shëlbimit”.

Një “Të diel të gëzuar” e “Mos harroni të luteni për mua” – nga ana e Papës, në përfundim të lutjes së Engjëllit, që i paraprin festave të mëdha, gazmore, edhe mes lotësh!

20 dhjetor 2020, 13:27