Santa Teresa di Lisieux Santa Teresa di Lisieux 

Papa: Shёn Tereza e Krishtit Fëmijё na mёson udhёn e dashurisё

Papa: ShënTereza e Liziës na fton të zbatojmë udhën e vogël të dashurisë, për të mos humbur mundësinë e një buzëqeshjeje, të çfarëdo gjesti të vogël që mbjell paqen dhe miqësinë.

R.SH. - Vatikan

#ShënTerezaeLiziës na fton të zbatojmë udhën e vogël të dashurisë, për të mos humbur mundësinë e një buzëqeshjeje, të çfarëdo gjesti të vogël që mbjell paqen dhe miqësinë. #KohaeKrijimit. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot mё 1 tetor 2020, nё festёn e Shёn Terezёs sё Krishtit Fёmijё, dijetare e Kishёs e pajtore qiellore e Misioneve.

Urtia dhe nga paqja e Hyjit

"Të marrin shembull nga Shën Tereza e Krishtit Fëmijë, e cila me zemrën plot zjarr dhe me letrat, që merrte nga misionarët, u qëndronte afër njerëzve". Kёto fjalët e Papës Françesku në audiencën me pjesëmarrësit e Jubileut të Jetës së Shuguruar, në Sallën Pali VI, në Vatikan mё 1 shkurt 2016.

"Shpirti i kureshtjes shkakton pështjellim dhe na largon nga Shpirti i urtisë, që, përkundër, na jep paqen". Kështu tha mes tjerash Papa gjatё Meshës sё kremtuar mё 14 nёntor 2013 në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan. Në përfundim tё homelisё, Papa tregoi një shembull nga jeta e Shën Terezës së Krishtit Fëmijë, për të vënë në dukje dobinë shpirtërore që sjell shmangia e frymës kureshtare:

Shën Terezina – Shën Tereza e Jezusit Fëmijë – thoshte se i duhej të ndalej gjithmonë para frymës së kureshtjes. Kur fliste me një murgeshë tjetër e kjo murgeshë i tregonte një ndodhi, diçka nga familja, nga njerëzit, nganjëherë kalonte në një tjetër argument. Dëshironte të njihte si përfundonte tregimi, por e ndjente se kjo gjë nuk ishte sipas shpirtit të Hyjit, sepse ishte shpirti i shpërqendrimit, i kureshtjes. Mbretëria e Hyjit është mes nesh: mos kërkoni gjëra të çuditshme, mos kërkoni gjëra të reja, me mentalitetin e kësaj bote. Ta lejojmë Shpirtin që të na çojë përpara, me urtinë që është puhizë e dashur. Ky është Shpirti i Mbretërisë së Hyjit, për të cilin flet Jezusi. Ashtu qoftë!”.

 

 

01 tetor 2020, 11:22