Solidarietà e comunità Solidarietà e comunità 

Papa: nuk ka solidaritet pa pjesëmarrje shoqёrore e personale

Papa: “Solidariteti ka nevojë për ndihmë: nuk ka solidaritet të vërtetë, pa pjesëmarrje shoqërore, pa kontributin e familjeve, shoqatave, kooperativave, tё ndërmarrjeve tё vogla, tё shoqërisë civile".

R.SH. - Vatikan

“Solidariteti ka nevojë për ndihmë: nuk ka solidaritet të vërtetë, pa pjesëmarrje shoqërore, pa kontributin e familjeve, shoqatave, kooperativave, tё ndërmarrjeve tё vogla, tё shoqërisë civile”.#AudiencaPёrgjithshme. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, botuar sot mё 23 shtator 2020, nё faqen e internetit @Pontifex.

Solidariteti i jep përgjigje krizës

Të lutemi që secili të kontribuojë për të mirën e përbashkët dhe për ndërtimin e një shoqërie, e cila vendos në qendër njeriun”. Ky ishte ndjeti i lutjes së Papës Françesku për muajin e shtatorit 2016. Pёrmes një videomesazhi, në 9 gjuhë të ndryshme, ndër të cilat ajo arabe e ajo kineze, Papa siç ka bërë edhe herë të tjera, e vë njeriun në qendër të jetës e të veprimtarive tokësore, por nuk harron të tërheqë vëmendjen ndaj problemeve aktuale, të cilat e trondisin pikërisht njeriun, në thelbin më intim të tij: “Njerëzimi po kalon një krizë, që nuk është vetëm ekonomike e financiare… është edhe ekologjike, edukative, morale, njerëzore”.

Në këtë gjendje, kur qëndrueshmëria e vlerave njerëzore është tronditur dhe njeriut bashkëkohor i mungojnë pikat e referimit, Papa na fton ta shfrytëzojmë krizën si mundësi të re: “Kur flasim për krizë, flasim për rreziqe, por edhe për mundësi… E cila është mundësia? Ajo e të qenit solidarë”. Që këndej kërkesa për ndihmë drejtuar Zotit, lutja: “…që secili të kontribuojë për të mirën e përbashkët dhe për ndërtimin e një shoqërie, e cila vendos në qendër njeriun”.

Nuk duhet të kemi frikë nga solidariteti, të dimë të vëmë atë që jemi e që kemi në dispozicion të Zotit”. Kёshtu pati pohuar Papa Bergoglio nё njё tweet tё 11 qershorit 2013. 

Solidariteti sipas Papës Françesku ndihmon për të korrigjuar ca aspekte negative të globalizimit e të veprimtarisë së shteteve, siç ndodh edhe në kujdesin për njerëzit e prekur nga pandemia. Këto ndihmesa nga poshtë duhen nxitur. Mjedisi, personi njerëzor, vlerat e shpirti, këto janë sipas Atit te Shebjte Bergoglio tri sfidat për t’u ballafaquar me një impenjim të bindur në shërbim të drejtësisë së frymëzuar nga dashuria. Për t’i përballuar këto sfida, është i domosdoshëm solidariteti ndërbrezënor që lind nga dashuria e brendshme e familjes dhe nga mjedisi shoqeror në të cilin jetojmë.

23 shtator 2020, 15:23