Papa visita la Chiesa di San Marcello al Corso, Roma, dove si trova il crocifisso «miracoloso» che nel 1552 Papa visita la Chiesa di San Marcello al Corso, Roma, dove si trova il crocifisso «miracoloso» che nel 1552 

Papa: tё shqetё e tё palodhshëm nё kërkim tё Zotit

Papa Françesku: Në zemrat tona duhet të kemi gjithmonë një "shqetësim të shenjtë" në kërkimin e së mirës së vërtetë që është Zoti. T’i ndihmojmë të tjerët ta ndjejnë etjen për Zotin. Është Ai që i jep paqen dhe lumturinë zemrës tonë.

R.SH. -

"Në zemrat tona duhet të kemi gjithmonë një "shqetësim të shenjtë" në kërkimin e së mirës së vërtetë që është Zoti. T’i ndihmojmë të tjerët ta ndjejnë etjen për Zotin. Është Ai që i jep paqen dhe lumturinë zemrës tonë". Kёshtu pohon Papa Françesku, nё njё tweet, sot mё 27 gusht 2020, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Njeri i shqetë, sepse i palodhshëm në kërkim të Zotit

“Të zbrazur”, sepse përplot me Zotin. Të shqetë, sepse të palodhshëm në kërkim të Hyjit. Të guximshëm, sepse të aftë për një besim, që ushqen ëndrra të mëdha, siç janë ëndrrat e Zotit. Me një fjalë, njerëz në tension të përhershëm për të qenë, secili, një Krisht tjetër mbi tokë. Kёshtu u shpreh Papa Françesku nё homelinё e Meshës, kremtuar mё 3 janar 2014 në Kishën e Jezusit, nё Romё, ditën e festës liturgjike të Emrit të Shenjtnueshëm të Jezusit, ‘titull’ i Urdhërit tё Jezuitёve, themeluar nga Shën Injaci i Lojolës.

Të shqetë, deri në ç’pikë? Vërtetimi, që propozon Papa, bazohet mbi një ballafaqim: një jezuit mund të pyesë nëse e ruan shqetësimin e kërkimit, apor është mpirë. Por për atë, që militon në Shoqërinë e Jezusit, nuk ka rrugë tjetër: “Duhet ta kërkojë Zotin, për ta gjetur, e ta gjejë, për ta kërkuar përsëri e përherë”: Vetëm ky shqetësim i jep paqen zemrës së jezuitit, shqetësim edhe apostolik, që nuk lodhet kurrë duke kumtuar kerygmën, duke ungjillëzuar me guxim. Është shqetësim, që na përgatit të marrim dhuratën e frytit apostolik. Pa shqetësim, jemi të shterpët”.

E në këtë pikë, Papa solli shembullin e Pjetër Favrit. Ai ishte njeri i dëshirave të mëdha, shpirt i shqetë, i pavendosur, kurrë i kënaqur, i frymëzuar nga fryma e vërtetë, që të shtyn të jesh gjithnjë në lëvizje. Pietër Favri, vijoi të kujtonte Papa, e shkriu gjithë jetën për të pasur familjaritet me Zotin, për të pasur një zemër, të bërë një me Zemrën e Krishtit.

Edhe ne, që jemi egoistë, megjithatë duam të jetojmë një jetë të trazuar nga dëshira të mëdha. Ta përsërisim, atëherë, mblatimin tonë ndaj Zotit të Amshuar të universit që, me ndihmën e Nënës të tij të Lumnueshme, të duam, të dëshirojmë e të jetojmë ndjenjat e Krishtit, i cili e zbrazi vetveten, për dashuri”.

27 gusht 2020, 12:01