Françesku kërkon dialog e drejtësi për Bjellorusinë
R. SH. - Vatikan
Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, mendimi i Papës shkoi menjëherë në Liban:
“Vijoj të lutem për Libanin - theksoi- e edhe për situata të tjera dramatike në botë, që i bëjnë njerëzit të vuajnë”.
Më pas Françesku kujtoi edhe gjendjen në Bjellorusi:
“Ndjek me vëmendje situatën pas-elektorale në këtë vend e bëj thirrje për dialog, për refuzimin e dhunës e respektimin e drejtësisë e të së drejtës. Ia besoj të gjitha problemet e bjellorusëve mbrojtjes së Zojës, Mbretëreshë e Paqes”.
Pastaj, një përshëndetje e përzemërt, drejtuar të gjithë të pranishmëve, në Shesh e në mjetet e komunikimit, besimtarë, shtegtarë e turistë. E edhe rregulltarëve brazilianë, të pranishëm në Romë e në Shesh, me shumë flamuj të gjelbërt … Këta rregulltarë - shpjegoi Ati i Shenjtë - ndjekin shpirtërisht javën e parë kombëtare të jetës rregulltare, që po kremtohet në Brazil.
E më pas, urimi:
“Gëzuar javën e jetës rregulltare. Përpara! Edhe një përshëndetje djemëve guximtarë të së Papërlyerës”.
Pas këtij urimi, Papa kujtoi këto ditë pushimesh, shoqëruar me urimin që të jenë kohë për prehjen e trupit, por edhe të shpirtit, përmes çasteve kushtuar lutjes, heshtjes e takimit çlodhës mes bukurive të natyrës, dhuratë e Zotit:
“Po kjo nuk duhet të ndikojë për të harruar problemet, pasojë e Covid: në shumë familje mungon puna. Njerëzit e humbën punën e nuk kanë ç’të hanë. Edhe gjatë pushimeve tona verore nuk duhet të mungojë bamirësia dhe afërsia me këto familje”.
Së fundi:
“Të gjithëve ju uroj të dielë të gëzuar e drekë të mirë”. Pa harruar t’ju kujtoj edhe: “Lutuni për mua!”.