cupola.jpg

Papa emëron për herë të parë një laik si Sekretar të APSA-s

Për herë të parë në historinë e APSA-s, Papa Françesku ia beson detyrën e rëndësishme të Sekretarit, Fabio Gasperini-t, laik me një karrierë të gjatë në sektorin financiar, veçanërisht në sektorin e konsulencës dhe auditimit.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku emëroi sot laikun Fabio Gasperini, Sekretar të Administrimit të Trashëgimisë së Selisë Apostolike (APSA). Për herë të parë, kjo detyrë e rëmdësishme i jepet një laiku.

Lindur në Romë, më 17 tetor 1961, Gasperini, i diplomuar në Ekonomi e Tregti, është revizor llogarish e këshilltar biznesi. Që prej 25 vitesh, kryen këtë detyrë për institute të rëndësishme financiare, si banka, sigurime, kompani për administrimin e pasurive, firma ndërmjetësimi për pasuritë e paluajtshme dhe shoqëri financiare. Menaxher i Ernst & Young, rrjetit botëror për shërbime të ndryshme profesionale, në rini, Gasperini ka punuar në Guvernatoratin e Shtetit të Vatikanit. U emërua në vend të imzot Mauro Rivella, që përfundoi mandatin e tij 5-vjeçar në prill, duke u bërë kështu numri 2 i APSA-s. Kujtojmë se presidenti i organizmit vatikanas është imzot Nunzio Galantino.

15 qershor 2020, 14:38