02892_28042017.JPG

Papa Françesku i telefonon Patrikut Tawadros për “Ditën e dashurisë vëllazërore”

Me rastin e Ditës së Dashurisë Vëllazërore ndërmjet Kishës kopto-ortodokse dhe asaj katolike, Papa Françesku i telefonoi kreut të Kishës kopto-ortodokse dhe Patrikut të Aleksandrisë, Tawadros II. Dje, njoftojnë zëdhënësit e të dyja Kishave, Papa Françesku shprehu “dashurinë dhe vlerësimin e tij për Egjiptin dhe egjiptianët”, si edhe nënvizoi nevojën e bashkimit në lutje “për paqen në botë, sidomos në këto ditë të vështira”.

R.SH. - Vatikan

Dje, 10 maj, me rastin e Ditës së Dashurisë Vëllazërore ndërmjet Kishës kopto-ortodokse dhe asaj katolike, Papa Françesku i telefonoi kreut të Kishës kopto-ortodokse dhe Patrikut të Aleksandrisë, Tawadros II. Ata shkëmbyen urime të përzemërta, me rastin e kësaj Dite, që kremtohet nga viti 2013, pas takimit të parë ndërmjet dy liderëve. Gjithashtu, ajo shënon edhe përvjetorin e takimit të parë ndërmjet një Pape dhe një patriarku kopt. Vërtet, më 10 maj 1973, Papa Pali VI dhe Patriarku Shenouda III nënshkruan një Deklaratë të përbashkët.

          Dje, njoftojnë zëdhënësit e të dyja Kishave, Papa Françesku shprehu “dashurinë dhe vlerësimin e tij për Egjiptin dhe egjiptianët”, si edhe nënvizoi nevojën e bashkimit në lutje “për paqen në botë, sidomos në këto ditë të vështira”. Në fund të telefonatës, Papa Bergoglio dhe Papa Tawadros u impenjuan të luten që “Zoti të ketë mëshirë për botën, për Kishën dhe për gjithë besimtarët”, duke kujtuar se do të bashkohen pikërisht në Ditën Botërore të lutjes, të agjërimit dhe të veprave bamirëse, për çlirimin e globit nga koronavirusi, që do të kremtohet më 14 maj, me pjesëmarrjen e krerëve të të gjitha feve. Nisma është e “Komitetit të Lartë për vëllazërimin njerëzor”, që përbëhet nga krerë fetarë, të cilët frymëzohen nga Dokumenti për Vëllazërimin Njerëzor, nënshkruar nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit, Ahmed al-Tayyeb, më 4 shkurt 2019.

11 maj 2020, 17:03