Kryeipeshkvi Timothy Dolan duke kremtuar Meshën e Pashkëve në Katedralen  e zbrazur. Kryeipeshkvi Timothy Dolan duke kremtuar Meshën e Pashkëve në Katedralen e zbrazur. 

Papa, kryeipeshkvit të New York-ut: “shqetësim e afërsi për viktimat në SHBA”

Katedrala Shen Patrikun ne New York

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku, në këtë periudhë emergjence shëndetësore globale për  shkak të përhapjes së Covid 19, duke u shprehur afërsinë e tij të gjithë atyre, që po vuajnë në të katër anët e botës në mënyra nga më të ndryshmet, për shkak të koronavirusit, i telefonoi kardinalit Timothy Dolan, kryeipeshkëv i New York, për t’i shprehur “shqetësimin lidhur me përhapjen e pandemisë në SHBA-të e, posaçërisht, në këtë qytet”, siç njofton Vatican News.

Në notën  e kryedioqezës së SHBA-ve, kryeipeshkvi nënvizon: “Papa më thirri për të më shprehur shqetësimin e tij plot dashuri e afërsi për mbarë popullsinë e New York-ut, posaçërisht për të prekurit nga epidemia e koronavirusit. Ati i Shenjtë - vijon kardinali Dolan - lutet për të sëmurët, për mjekët, personelin mjekësor, infermierët e për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, që kujdesen për të prekurit nga virusi. Lutet me shumë merak e dashuri edhe për autoritetet civile e për meshtarët, rregulltarët e laikët”.

15 prill 2020, 13:18