Papa takohet me zotin  Zeljko Komsic, President i Bosnnjës dhe Hercegovinës Papa takohet me zotin Zeljko Komsic, President i Bosnnjës dhe Hercegovinës 

Tek Françesku, Presidenti i turnit i Bosnjës dhe Hercegovinës

Takim i Françeskut me Presidentin e turnit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit, u ripohua nevoja për të garantuar respektimin e plotë të të drejtave të të gjithë qytetarëve dhe barazinë e vërtetë të tre popujve. Ndërmjet temave në shqyrtim, edhe perspektivat për zgjerimin e Bashkimit Evropian në rajon

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot në audiencë, në Pallatin Apostolik Vatikanas, Željko Komšić, President i turnit i presidencës kolegjiale të Bosnjës e Hercegovinës. Njoftimin e jep një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit. Komšić më pas u takua edhe me kardinalin Pietro Parolin, sekretar i Shtetit, shoqëruar nga imzot Miroslaw Wachowski, zëvendës-sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Marrëdhëniet dypalëshe, realiteti i brendshëm

Gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit, zhvilluar në një atmosferë të përzemërt, palët u ndaluan tek marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe tek realiteti i brendshëm i vendit, me vëmendje të përqendruar mbi gjendjen e bashkësisë katolike.

Temat ndërkombëtare e rajonale

Së fundi u prekën edhe disa tema me interes të përbashkët në fushën ndërkombëtare e rajonale, si paqja e siguria, nevoja e favorizimit të  udhëve të dialogut, për të përballuar sfidat e ndryshme të Ballkanit perëndimor dhe perspektivat e zgjerimit  të Bashkimit Evropian në rajon.

15 shkurt 2020, 15:20