Fondazione GVM Care and Research Fondazione GVM Care and Research 

Papa: Fondacionit Villa Maria Group " i sëmuri nuk ёshtё numër, ka nevojë për afërsi”

Papa bёn thirrje për kujdes e dashuri ndaj të të sëmurëve. Përballë pёrfaqёsuesve tё fondacionit Gruppo Villa Maria care and research, Françesku tërhoqi fort vëmendjen e shoqërisë, duke theksuar se të sëmurët nuk duhen getizuar, por duhen rrethuar me dashuri e kujdes. Udha e vetme për të qenë të lumtur, të sëmurë e të shëndoshë, është të duhen.

R.SH. - Vatikan

"Uroj qё strukturat tuaja, vendet e vuajtjes, por gjithashtu edhe tё shpresës e tё përvojës njerëzore e shpirtërore, tё mund të jenё gjithnjë e më shumë vende qё karakterizohen nga solidariteti dhe nga vëmendja për personin e sëmurë".  Kёshtu u tha Papa Françesku, përfaqësuesve tё  Fondacionit 'Gruppo Villa Maria care and research': mjekëve, infermierëve, personelit administrativ dhe udhëheqësve , tё cilët i priti sot paradite në audiencë në Vatikan.

Duke reflektuar mbi evolucionin teknologjik dhe ndryshimet e natyrës sociale, ekonomike e politike,  që "kanë ndryshuar strukturën mbi të cilën mbështetet jeta e spitaleve dhe e strukturave shëndetësore", Papa vuri nё pah "nevojën e një kulturë të re, veçanërisht në përgatitjen teknike e morale të punonjësve shëndetësorë në të gjitha nivelet". "Është e dëshirueshme që vendet shëndetësore tё kurimit tё jenë gjithnjë e më shumë shtëpi mikpritjeje, ngushëllimi e inkurajimi, ku të sëmurët gjejnë miqësi, mirëkuptim, mirësi e bamirësi". “ Thёnё shkurt, gjejnё njё pritje tё pёrzemёrt " shtoi Papa, duke folur jashtë tekstit zyrtar. Ati i Shenjtё Bergoglio ripohoi se "njeriu i sëmurë nuk është numër: ai është person që ka nevojë tё trajtohet me humanizëm".

Nё lidhje me kёtё "është mёse e nevojshme të stimulohet bashkëpunimi nga të gjithë, për t’i përmbushur nevojat e të sëmurëve me frymën e shërbimit , me sjelljet qё karakterizohet nga bujaria  e ndjeshmëria". Papa pastaj kujtoi se "kjo nuk është  punё e lehtë, sepse i sëmuri është i sëmurë, dhe e humbet durimin e shpesh "nuk ёshtё nё vete". Pra, "nuk është e lehtë, por duhet ta bësh”. Papa kërkoi, pastaj, të "mos lejojmë tё absorbohemi nga 'sistemet' që synojnë vetëm përbërjen e ekonomisë-financiare, por nё punёn tonё "të mishёrojmë stilin e afërsisë me personin, pёr tё qenё në gjendje ta ndihmojë me ngrohtësinë njerëzore përball anktheve që e investojnë në momentet më kritike të sëmundjes".

Në këtë mënyrë, sipas Atit tё Shenjtë Françesku, kontribuohet pёr të "humanizuar mjekësinë dhe realitet spitalore e shëndetësore ". Së fundi,  duhet tё jemi tё vëmendshëm ndaj mesazhit që na vjen nga vendet e kurave e tё dhimbjes: " Njeriu qё vuan e kupton më shumë nevojën dhe vlerën e dhuratës hyjnore të shëlbimit e tё fesё, e i ndihmon gjithashtu edhe ata që janë pranë tij ta vlerësojnë dhe ta kërkojnë një dhuratë të tillë".

01 shkurt 2020, 15:35