Kremtimet, që do të kryesohen nga Papa muajt e ardhshëm
R. SH. - Vatikan
Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë botoi kalendarin e kremtimeve, që do të kryesohen nga Papa për muajt shkurt, mars e prill 2020.
Më 26 shkurt, e Mërkura e Përhime, sipas traditës, Françesku do të nisë kremtimin e Kreshmëve me Meshën e Përhimjes, në Bazilikën e Shën Sabinës, në orën 17.00, paraprirë nga Statio e nga procesioni pendestar.
Të dielë, më 1 mars, Papa do të shkojë në Ariccia për ushtrimet shpirtërore me anëtarët e Kuries Romake. Ushtrimet parashikohet të përfundojnë më 6 mars.
Më 20 mars Ati i Shenjtë do të kryesojë, në Shën Pjetër, Kremtimin Pendestar, gjatë të cilit do të mbarështohet Sakramenti i Rrëfimit.
Më 5 prill, e Diela e Larit, do të nisin kremtimet e Pashkëve, me Meshën e madhe në Sheshin e Shën Pjetrit, në orën 10.00.
Të enjten, më 9 prill, do të fillojë kremtimi i Triditëshes së Pashkëve, me Meshën e Bagmit, në Bazilikën e Vatikanit.
Të Premten e Madhe do të ketë, si zakonisht, dy takime: në orën 17.00, në Shën Pjetër, do të kremtohen Mundimet e Krishtit e, më pas, në orën 21.15, në Koloseum, Udha e Kryqit.
Të Shtunën e Madhe, në orën 20.30, do të nisë Mesha e Natës së Pashkëve, kyesuar nga Papa, që do të kremtojë, të Diel, edhe Meshën e Ditës së Pashkëve, e pastaj, nga Lozha qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit, në orën 12.00, do të japë bekimin “Urbi et Orbi”.