Papa nё lutjen e Engjëllit Tёnzot: përvujtëria e Jezusit është udha e tё krishterit
R.SH. - Vatikan
Në Festën e Pagëzimit të Jezusit, duhet " tё rizbulojmë pagëzimin tonë", datën e të cilit shpesh nuk e kujtojmë, në krahasim me datёn e lindjes. Kjo ftesa e Papës Françesku, dje gjatë Engjëllit tё Tёnzot, nё ditën e solemnitetit të Pagëzimit të Krishtit Zot, kur pagëzoi 32 fëmijë në Kapelёn Sisktina, nё Vatikan. Ati i Shenjtë u kërkoi besimtarëve ta "kremtojnë çdo vit ditën e Pagëzimit ", sepse kjo "është detyrë drejtësie qё kemi ndaj Zotit, i cili ka qenë kaq i mirë me ne".
Tё kumtohet dashuria e Atit
Sikurse Jezusi "ёshtё djali i dashur i Atit", shpjegoi Papa Françesku, edhe ne, tё "rilindur nga uji e Shpirti Shenjt e dimë se jemi fëmijë të dashur të Hyjit", "vëllezër tё shumë vëllezërve të tjerë, tё cilёve u ёshtё besuar misioni i madh për të dëshmuar dhe pёr t’ua kumtuar të gjithë njerëzve dashurinë e pamasë të Hyjit Atё". Sikur na rrëfen Ungjilli i festës së Pagëzimit të Krishtit nga Mateu (Mt 3, 13-17), në tё vërtet Hyji Atё, kujtoi Papa Françesku gjatё lutjes sё mesditës tё Engjëllit Tёnzot, kremtuar nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, ripohoi në Jezusin dashurinë dhe pёrzemёrsinё e Tij, ndërsa Shpirti i Hyjit zbret mbi Të në momentin e Pagëzimit në lumin Jordan.
Zoti i surprizave
Mesia, nënvizoi Ati i Shenjtë Françesku, "nuk ka nevojë të pastrohet" me ritin e pendesës, sepse është Ai që pastron, prandaj vendimi i Jezusit për të marrë Pagëzimin e befason Gjon Pagëzuesin:
Por Zoti është i Shenjt, rrugët e tij nuk janë tonat, Jezusi është udha e Zotit, një udhë e paparashikueshme. Mos tё harrojmë se Zoti është Zoti i surprizave.
Jezusi është në anën e Zotit dhe në anën e njeriut
Për Gjonin, distanca ndërmjet tij dhe Jezusit ishte e "pafund, dhe e paarritshme", ishte aq e madhe sa qё nuk ishte i denjë pёr t'ia zgjidhur rripin e sandaleve tё tij. "Biri i Zotit", megjithatë ripohoi Papa, "ka ardhur pikërisht për të anuluar distancën qё ekzistonte ndërmjet njeriut e Zotit". Nëse Jezusi është krejtësisht në anën e Hyjit", nё tё vërtet, “Ai është krejtësisht edhe në anën e njeriut, dhe bashkon atё çka ishte ndarë e larg":
Mesia kërkon të pagëzohet, që tё plotësohet çdo drejtësi, do tё thotё qё tё realizohet plani i Atit, cili kalon përmes udhës sё bindjes birnore dhe solidaritetit me njeriun e brishtë e mëkatar. Është udha e pёrvujtёrisё dhe e afrimit të Zotit me bijtë e tij.
Krishterimi propozon dhe nuk imponon
Një qëndrim i butë, i thjeshtë, i respektueshëm, njё sjellje qё karakterizohet nga "moderimi dhe fshehja", që “edhe sot u kërkohet dishepujve të Zotit", të cilët shpesh kapardisen.
Nuk është dishepull i mirë ai që krekoset. Dishepulli i mirë është i përvuajtë, zemërbutë, ai që bën mirë pa u dukur. Në veprimin misionar, komuniteti i krishterë i ёshtё i thirrur të takohet me të tjerët gjithmonë duke propozuar dhe jo duke imponuar, pra, duke dhënë dëshmi dhe duke e bashkёndarë jetën konkrete të njerëzve.