2019.10.31 Fondazione don Carlo Gnocchi 2019.10.31 Fondazione don Carlo Gnocchi 

Papa: shoqëria që nuk i mbron personat që vuajnë e ka humbur humanizmin

"Kuptimi dhe vlera e profesionit shëndetësor si dhe çdo shërbim bërë vëllait të sëmurë, dëshmohen, përfundoi Papa - në aftësinë e gërshetimit të kompetencës me dhembshurinë."

R.SH. - Vatikan

"Një shoqëri që nuk është në gjendje të mirëpresë, të mbrojë dhe t’u japë shpresë njerëzve që vuajnë, është një shoqëri që ka humbur mëshirimin, humanizmin, është shoqëri që e ka humbur ndjenjën e dhembshurisë njerëzore”. Kështu u shpreh Papa Françesku në audiencë, sot paradite në Vatikan, me anëtaret e  Fondacionit Don Carlo Gnocchi.

"Në një kontekst social që nxit e pretendon efikasitetin më shumë se solidaritetin, strukturat tuaja janë, përkundrazi, shtëpi shprese, qëllimi i së cilës është mbrojtja, vlerësimi dhe e mira e vërtetë e të sëmurëve, të njerëzve me aftësi ndryshe, të moshuarve”, tha Papa, duke ju drejtuar punëtorëve të fondacionit Carlo Gnocchi.

 "Ju jeni të thirrur – shtoi Papa Françesku - të gërshetoni në jetën konkrete e të përditshme shërbimin social dhe shëndetësor  me ungjillëzimin. Kjo për ju do të thotë t’i luftoni me kurajo shkaqet e vuajtjes dhe t’i kuroni me dashuri vështirësitë e njerëzve që vuajnë ose të atyre që janë në vështirësi".  "Kuptimi dhe vlera e profesionit shëndetësor si dhe e çdo shërbimi bërë vëllait të sëmurë dëshmohen, përfundoi Papa - në aftësinë e gërshetimit të kompetencës me dhembshurinë”.

31 tetor 2019, 14:39