Lutja e Engjëllit të Tënzot Lutja e Engjëllit të Tënzot 

Papa Françesku: me vonesë në Engjëllin e Tënzot, sepse mbeti i mbyllur në ashensor

Papa u duk në dritaren e Engjëllit me vonesë për kremtimin e lutjes të së dielës. U kërkoi të falur besimtarëve dhe u shpjegoi se kishte mbetur i bllokuar në ashensor për 25 minuta e se arriti të dilte falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

R. SH. - Vatikan

Për kremtimin e sotëm të Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa u duk në dritaren e Pallatit Apostolik me ndonjë minutë vonesë, për t’u shpjeguar menjëherë arsyen besimtarëve:

“Duhet t’ju kërkoj ndjesë për vonesën, por ishte një aksident: mbeta i mbyllur në ashensor për 25 minuta! Ra tensioni elektrik e ashensori u ndal.  Faleminderës Zotit erdhën menjëherë zjarrfikësit – që i falënderoj shumë - e pas 25 minutash pune e vunë përsëri në punë. Një duartrokitje për zjarrfikësit!”.

01 shtator 2019, 13:24