Papa Wojtyla viziton, në burgun Rebibbia, atentatorin, Ali Agca Papa Wojtyla viziton, në burgun Rebibbia, atentatorin, Ali Agca 

Bergoglio kujton atentatin kundër Papës Polak, 38 vjet më parë

Papa, në audiencën e përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, kujtoi atentatin kundër Gjon Palit II, më 13 maj 1981.

R. SH. - Vatikan

Papa, në audiencën e përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, kujtoi atentatin kundër Gjon Palit II, më 13 maj 1981:

“Përshëndes përzemërisht shtegtarët polakë!”. Pardje përkujtuam Zojën e Fatimës. 13 maji është ditë që na kujton dukjen e Saj të parë, e cila përkon edhe me ditën e atentatit kundër jetës së Gjon Palit II. Kujtojmë pohimin e tij:

“Në gjithë këtë ngjarje, që ndodhi, pashë mbrojtjen e veçantë amtare të Marisë”.

Po kujtojmë edhe fjalët e Zojës:

“Erdha ta qortoj njerëzimin, që të ndërrojë jetë e të mos e trishtojë më Zotin me mëkate të rënda. Njerëzit të thonë Rruzaren e të bëjnë pendesë për mëkatet!”.

Papa i ftoi të gjithë ta dëgjojnë porosinë e Marisë, duke i kërkuar “mbrojtjen e saj amtare, dhuratën e kthimit në rrugë të Zotit, frymën e pendesës dhe paqen për botën mbarë”.

15 maj 2019, 14:32