Lumnohet nesër ipeshkvi, martir i diktaturës argjentinase, Enrique Angel Angelelli.
R. SH. - Vatikan
Nesër, 27 prill, në Argjentinë, do të shpallen të Lum ipeshkvi i La Roja. imzot Enrique Angel Angelelli (18 korrik 1923 - 4 gusht 1976); frati i vogël konventual Carlos de Dios Murias, meshtari francez Gabriel Longueville dhe laiku Wenceslao Pedernera, vrarë më 1976, në fillimet e diktaturës ushtarake, vendosur në atdheun e Papës Françesku (1976-1981). Së bashku me Carlos-in, Gabriel-in, Wenceslao-n e me shumë dashuronjës të fesë e të lirisë, imzot Angelelli pati nisur një veprimtari kapilare për ungjllëzimin e ri të Argjentinës. Gjë që diktatura e shikonte me sy të shtrembër, ngaqë e dinte se “Ku është shpirti i Zotit – aty nuk është diktaura, por liria!”. Prej këndej, i vrau, duke i shtuar aradheve të vendit katër martirë e Kishës katolike, katër të lumë të rinj!