Një polic e dy vajza fshijnë lotët pas atentetatit Një polic e dy vajza fshijnë lotët pas atentetatit 

Papa Françesku dënon atentatin mizor të Bogotasë

Papa, një një mesazh ngushëllimi, shpreh dhimbjen e thellë për 21 të vdekurit e atentatit, që tronditi dje Bogotanë, në Kolumbi. Presidenti shpalli tri ditë zije kombëtare.

R. SH. - Vatikan

Në një mesazh, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar kryeipeshkvit të Bogotasë, kardinalit Rubén Salazar Gòmes, Papa Françesku shpreh “dhimbjen e tij të thellë për atentatin kriminal, që ndodhi dje në kryeqytetin kolumbian, duke mbjellë dhimbje e mort”. Në sulmin e kryer nga një autobombë kundër Shkollës kombëtare të policisë “General Santander”, mbetën të vrarë 21 vetë, 68 të tjerë u plagosën.

Veprim çnjerëzor

Françesku siguron se lutet për viktimat, që humbën jetën në këtë aksion kaq çnjerëzor. Në këto çaste tronditjeje e trishtimi, Papa u shpreh afërsinë të plagosurve, familjeve e mbarë shoqërisë kolumbiane. Dënon, më pas dhunën e verbër, “që e fyen rëndë Krijuesin” dhe larton lutjen e tij  që  në këtë vend e në mbarë botën, të vijojë përpjekja për krijimin e harmonisë e të paqes. Së fundi, i bekon viktimat, familjet e  tyre dhe gjithë Kolumbinë.

18 janar 2019, 15:22