2018.10.29 Sua Eccellenza Maria Fernanda Espinosa Garces Presidente Assemblea Generale Nazioni Unite 2018.10.29 Sua Eccellenza Maria Fernanda Espinosa Garces Presidente Assemblea Generale Nazioni Unite 

Papa Françesku priti në audiencë Presidenten e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara Espinosa

Presidenti i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në takim me Papa Françeskun foli për multilateralizmin si një zgjidhje për problmet që ka njerëzimi.

R.SH. - Vatikan

Presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maria Fernanda Espinosa, u takua, sot paradite në Vatikan, me Shenjtërinë e Tij, Papën Françesku. Në takim u fol për emigracionin, refugjatët, të ardhmen e të rinjve, rolin e grave në shoqëri e, përveç kësaj, u fol edhe për mbrojtjen e multilateralizmit si e vetmja mënyrë vërtet efikase për t’i përballuar problemet dhe nevojat që ka sot njerëzimi.

Pas takimit me Atin e Shenjtë, Presidentja Espinosa e quajti audiencën e sotme të rëndësishme për vijimin e betejës për zgjidhjen e problemeve  si varfëria, emigracioni etj që mundojnë njerëzimin.

30 tetor 2018, 15:17