Ndjeti i lutjes së Papës për shtatorin: edukim dhe punë për të rinjtë e Afrikës

Të investohet në edukimin e të rinjve afrikanë, “pasuria më e madhe” e kontinentit. E kërkon Papa Françesku në videomesazhin për ndjetet e lutjes të muajit shtator.

R. SH. - Vatikan

 “Afrika është kontinent i pasur, e pasuria më e madhe, më e çmuar, janë të rinjtë” Françesku ripohon, në videomesazhin, realizuar nga Rrjeti Botëror i Lutjes së Papës për ndjetin e lutjes  së muajit shtator.

Të lutemi për edukimin dhe punën e të rinjve afrikanë

Papa kujton se të rinjtë kanë të drejtën e edukimit. Prandaj “duhet  të jenë të lirë të zgjedhin - pohon -  ndërmjet dy mundësive: “të mposhten nga vështirësitë, ose t’i shndërrojnë vështirësitë në mundësi”. Papa kujton edhe se është e nevojshme të investohet në edukimin e tyre, për t’i garantuar ardhmërinë Afrikës e për t’u krijuar, kështu, mundësitë që të punojnë në vendin e tyre.

Papunësia dhe braktisja  e shkollës, emergjencë e vërtetë

Sipas statistikave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës për vitin 2017, në Afrikën Subsahariane, përqindja e të rinjve afrikanë ndërmjet 15 e 24 vjetëve, të  papunëve është 12,9%. Unesco kujton, pastaj, se gjithnjë vitin e kaluar, pothuajse 60% e të rinjve afrikanë ndërmjte 15 e 17 vjetëve, nuk e ka ndjekur shkollën.

04 shtator 2018, 16:30