Çastet më të bukura të shtegtimit të Papës, parë nga telekamerat e Vatican Media

Një video e shkurtër përmbledh çastet më domethënëse të Shtegtimit apostolik të Papës Françesku me rastin e Takimit IX Botëror të Familjeve.

R. V. - Vatikan

Sapo përfundoi Shtegtimi i 24-t Apostolik i Papës Françesku në Irlandë. Përvojë e shkurtër, por tejet e ngarkuar me ngjarje, me çaste feste, me lutje, dëshmi e reflektime. I nisur të shtunën në mëngjes, përfundoi mbrëmë, kur Papa, pas takimit me përfaqësuesit e Konferencës ipeshkvnore irlandeze dhe ceremonisë së lamtumirës në aeroportin e Dublinit, mori udhën drejt Romës. Kthehej nga një udhëtim, gjatë të cilit u takua me përfaqësuesit e familjeve të mbarë botës: në planin e tij të parë, sfidat që u duhet të përballojnë çdo ditë, për të mishëruar dashurinë besnike, për të transmetuar fenë e për të qenë tharm përtëritës i shoqërisë!

Po  e rikujtojmë Takimin e madh  të Papës me familjet e mbarë botës, me pamjet më të bukura e më kuptimplote marrë nga telekamerat e Vatican Media: nga arritja në aeroportin  e Dublinit, te festa në Croke Park Stadium, Mesha Shenjte në Phoenix Park e deri tek ceremonia e lamtumirës.

27 gusht 2018, 10:49