Papa në Mbretëreshën Qiellore Papa në Mbretëreshën Qiellore 

Papa gjatë Mbretëreshës Qiellore: jeta duhet mbrojtur gjithnjë

Papa gjatë lutjes sё Mbretëreshës Qiellore: "Tё mbrohet jeta që nga zënia e deri në perëndimin e natyrshëm. Është e rëndësishme të jemi tё vetëdijshёm se dashuria e Krishtit nuk është një ndjenjë sipërfaqësore, por një qëndrim themelor i zemrës".

R.SH. - Vatikan

"Dashuria për të tjerët nuk mund të rezervohet vetëm për momente të jashtëzakonshme, por duhet të bëhet konstante dhe shenjё dalluese e ekzistencës sonë", kёshtu tha mes tjerash Papa Françesku gjatë lutjes sё Mbretëreshës sё Qiellit, kremtuar sot nё mesditë, nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, para 40 mijë besimtarësh e shtegtarësh ardhur pёr t’u lutur bashkё me Papёn.

Duke komentuar Ungjillin e dielёs sotme tё gjashtё gjatё vitit kishtar, Papa Françesku në fjalёt e tij, u pёrqendrua mbi temën e dashurisë. Atё dashuri që "realizohet në jetën e përditshme, në qëndrimet tona, në veprimet tona", përndryshe mbetet "thjesht diçka iluzore, diçka e kotё". Është pra e rëndësishme të jemi tё vetëdijshëm se dashuria e Krishtit nuk është një ndjenjë sipërfaqësore, por qëndrim themelor i zemrës, që manifestohet në tё jetuarit tonё ashtu siç dëshiron Ai, Jezusi", nënvizoi Papa.

"Kjo është edhe arsyeja– tha Ati i Shenjtё Françesku - pse ne jemi të thirrur për t’ kujdesur edhe pёr të moshuarit si një thesar të çmuar e të dashur, edhe nëse krijojnë probleme ekonomike dhe vështirësi ekonomike, ne duhet tё kujdesimi e t’i ruajnë gjithmonё ata.

Kjo është arsyeja pse të sëmurëve, edhe kur janё në fazën e fundit tё hjetёs, duhet t’u japim çdo ndihmë të mundshme. Ja pse fëmijët e porsalindur gjithmonë mirëpriten;  ja pse, në fund të fundit, jeta duhet mbrojtur gjithmonë dhe duhet dashur qё nga zёnia e deri në përfundimin e saj tё natyrshëm".

06 maj 2018, 13:00