The Olympic Rings are photographed ahead of the Tokyo 2020 Olympic Games in Tokyo The Olympic Rings are photographed ahead of the Tokyo 2020 Olympic Games in Tokyo 

Në pritje të Lojërave Olimpike, ku gjithë bota flet të njëjtën gjuhë

Pa orë para fillimit të ngjarjes së madhe sportive të Tokios, në fushat e sportit, që pas pak do të shndërrohen në arena ndeshjesh, bredh frika e ngjitjes së sëmundjes, që vijon ta gjunjëzojë botën. Edhe atë të sportit: koronavirusi. Ipeshkvijtë e kryeqytetit marrin nismën për t’u garantuar sigurinë sportistëve e spektatorëve, që do të jenë të pranishëm në kryeqytetin e Japonisë. Për Vittorio Bosio, president i Qendrës sportive italiane, fryma olimpike do t’i ndihmojë të gjithë ta rigjejnë s

R. SH. - Vatikan

Numërohen orët, në pritje të ceremonisë, që do t’i përurojë Lojrat Olimpike të Tokios 2020. Zhvillohen një vit më vonë, pikërisht për shkak të pandemisë e cila, duke  frenuar çdo veprimtari, u bë shkaktare për këtë shtyrje. Me shpresë se do të mbaheshin në atmosferën e çlirimit të plotë nga frika e virusit. Po edhe në vitin 2021 virusi vijon të endet lirisht nëpër botë, e, për fat të keq, si të donte të marrë pjesë në Olimpiadë - bredh edhe në fshatin olimpik. Sportistë nga vende të ndryshme rezultojnë pozitivë e nuk do të mund të konkurojnë në gara. Po makina organizative shkon përpara…

Programi baritor modifikohet

Për shkak të pandemisë së Covid-19, kryedioqeza e Tokios  u detyrua ta shlyejë programin baritor, menduar për sportistët e Lojërave Olimpike. Por jo krejtësisht: dioqeza do të jetë e gatshme t’i plotësojë nevojat shpirtërore të sportistëve, do të kremtojë një Meshë ndërkombëtare e do t’u dhurojë të gjithë pjesëmarrësve, një rruzare të posaçme.

Po veprimtaritë e tjera u shlyen, nga frika se mund të ndikonin për përhapjen e virusit. Në një notë të veçantë, kryeipeshkvi i Tokios, imzot Tarçizio Isao Kikuchi, i fton sportistët të mos i vizitojnë kishat, duke nënvizuar përgjegjësinë e secilit  për jetën e vet e të tjetrit. Po kremtimet liturgjike nuk do të mungojnë. Do të transmetohen online. E nuk do të mungojë as optimizmi tipik i Kishës katolike. Nota e prelatit përfundon pikërisht me një sinjal optimizmi: “Në Tokio - shkruan - stina e shirave  përfundoi e pas tyre në qiell u duk ylberi, simbol shprese!”.

22 korrik 2021, 14:02