XI Domenica del Tempo Ordinario 'B' - Vangelo della domenica XI Domenica del Tempo Ordinario 'B' - Vangelo della domenica

Shenjtorët e javës 13 -21 qershor

E diel 13 qershor, Kisha katolike kremton të dielën e 11-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 13 qershor, kalendari kishtar pёrkujton shёna Ndoun e Padovёs. Liturgjia e kёsaj sё diele e posaçërisht pjesa e Ungjillit nga Marku, na paraqet shëmbëlltyrën e farës dhe atë të kokrrës së senapit, për të na bërë të kuptojmë zhvillimin e papritur të Mbretërisë së Hyjit, të cilën Jezusi e predikon mes shumë vështirësish, pengesash e refuzimesh.

R.SH. - Vatikan

E diel 13 qershor, Kisha katolike kremton të dielën e 11-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 13 qershor, kalendari kishtar pёrkujton shёna Ndoun e Padovёs. Liturgjia e kёsaj sё diele e posaçërisht pjesa e Ungjillit nga Marku, na paraqet shëmbëlltyrën e farës dhe atë të kokrrës së senapit, për të na bërë të kuptojmë zhvillimin e papritur të Mbretërisë së Hyjit, të cilën Jezusi e predikon mes shumë vështirësish, pengesash e refuzimesh.

Të hënën mё 14 qershor,  kalendari kishtar përkujton Shën Elizeun profet dhe Shën Leduinën. Liturgjia e ditёs na kujton se njeriu njihet nga frytet e jetës së tij, dmth, nga veprat. Mos dëgjo fjalët, shiko veprat – është kriter, të cilin na e mëson vetë Jezu Krishti, që të jemi në gjendje ta dallojmë njeriun e vërtetë të Zotit nga profetët e rremë.

Të martën më 15 qershor, kalendari përkujton shën Viton martir, shën Bernardin nga Mentone, kanonik i rregullt i shën Agustinit dhe shën Gjermanën Kuzin, virgjër. Liturgjia e ditës na kujton se secili nga ne ka nevojë të gjejë rrugën e vet në jetë: Jezusi na fton të ecim pas tij, si grigja pas bariut, drejt gurrave të jetës. E jo vetëm në këtë botë, por në amshim. Ne jemi populli i Zotit, këndon Psalmi i sotëm, grigja që Ai udhëheq.

Të mërkurën, më 16 qershor, kalendari përkujton shën Kuirikun e shën Gjulietën, martirë. Liturgjia e ditёs na drejton ftesën e Jezusit që thotë: Ejani tek unë, ju që jeni të lodhur e të shtypur, unë do t’ju ushqej, thotë Zoti. Mësoni prej meje që jam i butë e me zemër të përvujtë.

Të enjten më 17 qershor, kalendari përkujton shenjtorët Biaxho dhe Diogjeni, të dy martirë. Liturgjia e ditёs na kujton se Krishti u bë i varfër, për të na pasuruar, sepse dëshiron që edhe ne të bëhemi të përkryer, si Zoti. Mëshirë për ne o Zot, në mirësinë tënde të madhe shlyeji mëkatet tona.

Të premten më 18 qershor, kalendari përkujton Shën Markun e Marçelianin, martirë romakë, dhe Shën Marinën. Liturgjia e ditёs na kujton se ligji i ri i Krishtit i fton të gjithë të jenë plot dashuri e mëshirë, bujari e solidaritet, si kur fitojnë, ashtu edhe kur, për syrin e botës, humbasin. Duhet të galdojmë përherë në Zotin, që na shpëton.

Të shtunën më 19 qershor, kalendari i Kishës përkujton shën Romualdin, abat, themelues i Kamaldolezëve, shën Gjuliana Falkonierin, virgjër, themeluese e Mantelateve dhe shenjtorët Gjervazin e Protazin, martirë milanezë. Në liturgjinë e ditës, psalmi na kujton se Qielli shpall drejtësinë e Zotit e të gjithë popujt kundrojnë lavdinë e tij.

Të dielën e ardhshme më 20 qershor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 12-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 20 qershor, kalendari përkujton  Shën Silverin papë e martir. Liturgjia e ditёs na kujton se Zoti e bekon njeriu që jep me gëzim, që di të dhurojë pa shpërblim, pa shikuar kurrfarë interesi, pa pritur që ndokush t’i shprehë mirënjohjen për veprat e mira. I mjafton besimi se Zoti sheh gjithçka.

13 qershor 2021, 09:40