Papa: priti Presidentin e Celam. "Gëzimi" për Asamblenë Kishtare të Amerikës Latine dhe procesin përkatës të dëgjimit

Papa priti në audiencën private presidentin e Këshillit të Ipeshkvijve të Amerikës Latine (Celam) e të Konferencës së Ipeshkvijve peruvian (Cep), imzot Miguel Cabrejos Vidarte. Nё qendёr tё bisedёs procesi i rinovimit dhe ristrukturimit të Këshillit Episkopal të Amerikës Latine, pas Asamblesë së Përgjithshme të kohёve tё fundit , mbështetja ofruar nga Kisha për t’i zbutur efektet e pandemisë Covid-19.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti në audiencën private presidentin e Këshillit të Ipeshkvijve të Amerikës Latine (Celam) dhe të Konferencës së Ipeshkvijve peruvian (Cep), imzot Miguel Cabrejos Vidarte. Audienca u mbajt tё shtunën e kaluar më 12 qershor në Vatikan, por Asambleja Kishtare e Amerikës Latine (CELAM) e bëri të ditur dje, përmes një njoftimi për shtyp.

Gjatë audiencës, imzot Cabrejos i shprehu Papёs përshëndetjen e pёrzemёrt të mbarё popullit të Zotit të Amerikës Latine e Karaibeve dhe të Presidencës së CELAM-it. Kryeipeshkvi foli me Papёs rreth procesit të rinovimit dhe tё ristrukturimit të Këshillit Episkopal të Amerikës Latine, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme, e cila u zhvillua, online, nga 18 deri më 21 maj.

Ati i Shenjtë Bergoglio i shprehu presidentit të Asamblesë Kishtare të Amerikës Latine (CELAM), shkruhet nё njoftimin pёr shtyp, entuziazmin dhe gëzimin e tij, për mbajtjen e punimeve të Asamblesë Kishtare të Amerikës Latine dhe Karaibeve, për procesin e dëgjimit i cili tashmë ka filluar në 22 Konferencat Episkopale të kontinentit tё Amerikёs Latine dhe ka mbёshtetjen e Papës.

Së fundi, imzot Cabrejos, edhe si president i Ipeshkvijve peruvian, e falënderoi Papën Françeskyu për mbështetjen e tij të rëndësishme që i ka ofruar Kishës së vendit andean për t’i zbutur sadopak efektet e pandemisë Covid-19.

17 qershor 2021, 12:24