Kambanorja e Kishës së Shen Kollit, Shkodër - Shqipëri Kambanorja e Kishës së Shen Kollit, Shkodër - Shqipëri

Imzot Massafra: kambanorja e re e Shën Kollit të jetë ftesë për impenjim

Në Shkodër, më 19 qershor, u përurua kambanorja e re, bashkë me sahatin, në kishën kushtuar Shën Kollit. Në orën 10.30, kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra e bekoi dhe e përuroi kambanoren, në praninë e besimtarëve

R.SH. - Vatikan

“Sa punë të mëdhaja e mrekulli/ Qi ka bâ Shejti Shën Kollë,/ Difton qiella me lumni/ E gjithë bota s’pranë tue folë”: kush nuk i njeh këto vargje kushtuar Shën Kollit apo Nkollit, që katolikët shqiptarë i këndojnë shpesh në ditën e kremtimit të tij, më 6 dhjetor. E kësaj radhe, Shejti Shën Kollë bën një tjetër punë të madhe në Shkodër, ku më 19 qershor u përurua kambanorja e re, bashkë me sahatin, në kishën kushtuar atij. Në orën 10.30, kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra e bekoi dhe e përuroi kambanoren, në praninë e besimtarëve, në një kishë, që iu rikushtua shenjtit, 13 vite më parë, me një meshë të kryesuar nga kardinali Salvatore De Giorgi, aktualisht, kryeipeshkëv nderi i Palermos. E rindërtuar, pasi u prish gjatë komunizmit, kisha, tashmë ka edhe “kompanjelin”, siç e quajnë shkodranët. Me tingujt e saj, kambanorja i fton besimtarët të luten e të mendojnë për Zotin, por edhe të impenjohen për ta dëshmuar dashurinë e Krishtit në jetën e përditshme. Kështu pohon telefonikisht nga Shkodra, pikërisht imzot Angelo Massafra. Ta dëgjojmë…

Dëgjo imzot Massafra-n...
21 qershor 2021, 12:59