Rrëshajët Rrëshajët 

Rrëshajë: nata ekumenike e lutjes me të krishterët e mbarë botës

Ngjarja do të transmetohet on line nga kanalet shoqërore e nga Vatican News e do të kremtohet sonte në katër qytete, dëshmitare të veprimit të Shpirtit Shenjt në ngjarjet njerëzore. Pino Scafuro, moderator i Charis pohon: “Do të lutemi për njerëzimin e plagosur nga sëmundjet, luftërat, kriza ekonomike”. Parashikohet një reflektim i kryeipshkvit të Canterbury, Jusin Welby si dhe videomesazhi përfundimtar i Papës Françesku.

R. SH. - Vatikan

Topeka në SHBA, Roma, Buenos Ajres dhe Jeruzalemi. Sot, data 21 maj, Mbrëmësorja e lutjes do të kremtohet në këto katër qytete e do të bashkojë në një kor të vetëm zërat e gjithë besimtarëve të botës; miliona të krishterë, që u përkasin emërtimeve të ndryshme, do t’i luten së bashku Shpirtit Shenjt, për të kërkuar Rrëshajë të reja mbi tokën mbarë. Ngjarja organizohet nga Charis, organizëm ndërkombëtar i shërbimit, krijuar nga Selia e Shenjtë për të mbështetur Përtëritjen karizmatike katolike në misionin e saj, e parashikon edhe reflektimin e kryeipeshkvit të Canterbury, Justin Welby si dhe videomesazhin e Françeskut.

Të lutemi për njerëzimin e plagosur

Në mbrëmësoren e sivjetme ekumenike - kujton Pino Scafuro, moderator i Charis -  do t’u krijojmë hapësirën e duhur dëshmive të të krishterëve në botë. Po jo vetëm: Do t’i krijojmë hapësitë mbarë njerëzimit të plagosur nga sëmundjet, luftërat, kriza ekonomike. Lutja drejtuar Shpirtit Shenjt do të jetë shumë më e fuqishme se gjitha të ligat, që pëson toka jonë me tërë banorët e saj. Ne besojmë në premtimin, që na bëri Jezusi për të na e dërguar Shpirtin e Tij Shenjt. Eshtë premtim i vërtetë, jo thjesht fjalë. Forca e Zotit do të arrijë mes nesh nga lart. Në çastet kur do të lutemi njëzëri. Sonte!

22 maj 2021, 11:19