CREATOR SPIRITUS pentecoste CREATOR SPIRITUS pentecoste

Lutje Shpirtit Shenjt

Ta kremtosh festёn e Rrëshajëve, do të thotë ta jetosh përsëri dhuratën e Shpirtit Shenjt. Pra, si erë e furishme, që ndryshon realitete e natyrë, Shpirti Shenjt është forcë hyjnore, që ia ndërron faqen botës, hyn në zemër të situatave dhe i shndërron, shndërron zemrat e shndërron ngjarjet. Është forcë qendërsynuese, që shtyn drejt brendësisë, drejt qendrës, sepse vepron në thellësi të zemrës, por edhe forcë centrifuge, që shtyn drejt jashtësisë, “drejt çdo periferie njerëzore, drejt vëllezërve

R.SH. - Vatikan

Lutje Shpirtit Shenjt

Eja, o Shpirt Ngushëllues,

ti e sheh hutimin tonë,

jetën tonë të trazuar e njeh

ndër rrugët e vështira të historisë,

ku shpesh na pret veç rrëzimi.

 

Po Ti je aty e i mbështet

ata që vuajnë për drejtësi,

ata që luftojnë për paqe.

 

Mos lejo që arroganca

e interesat e të fortëve

të fitojnë mbi vuajtjen e të varfërve

e mbi poshtërimin e të ligshtëve!

 

Eja, o Shpirt Ngushëllues:

Ti e njeh etjen tonë për dashuri

e për ngrohtësi njerëzore,

nevojën për ngushëllim.

Ti e njeh trishtimin e ankthin

që zemrat na i pushton.

 

Ndihmoi, o Shpirt i Zotit, të vetmuarit.,

brerë nga dëshpërimi,

e zgjo ndër zemra dëshirën

për të ndarë së bashku gaz e lot.

E sill mes nesh, ti Shpirt i Zotit

vetëm vëllazërim e pajtim.

Amen!

 

22 maj 2021, 16:41