Peru Peru

Vritet në Peru misionarja e Operacionit Mato Grosso

Ministria e jashtme italiane po ndjek rastin e sulmit brutal kundër Nadia De Munari, misionare në shtëpinë-familje “Mamma mia” të Perusë

R.SH. - Vatikan

Një misionare laike italiane, Nadia De Munari, 50 vjeç, u vra në Peru, ndoshta, gjatë një përpjekje për grabitje. Gruaja u godit me hanxhar ndërsa flinte. Pasi e çuan në spital, iu nënshtrua një operacioni urgjent, i cili rezultoi i padobishëm. Në Peru, me Operacionin Mato Grosso, misionarja ishte përgjegjëse e qendrës “Mamma mia” në Nuevo Chimbote, realizuar nga atë Ugo De Censi.

Sulmuar ndërsa flinte në shtëpinë-familje “Mamma mia”

Agjentët e policisë së Limës po vijojnë akoma hetimet për vrasjen. Sulmi ndodhi të martën paradite. Policia mori në pyetje pesë të pranishmit në ndërtesë, përfshirë një shtetas italian. Edhe një grua tjetër, Lisbet Ramirez Cruz, u sulmua nga kriminelët, por ishte në gjendje të japë një dëshmi shumë të çmuar për hetuesit. Ministria e jashtme italiane po ndjek çështjen dhe është në kontakt me autoritetet lokale dhe me familjarët në Itali.

26 prill 2021, 10:47