"Ndihmoje Krishtin e fshehur" "Ndihmoje Krishtin e fshehur" 

SHBA: lëmoshët e Kreshmëve për Catholic Relief Services

Ndërmjet 13 e 14 marsit, mbledhja e lëmoshëve vjetore, organizuar nga Konferenca ipeshkvnore e SHBA-ve në periudhën e Kreshmëve. Fondet do t’u dorëzohen gjashtë organizmave katolike, të angazhuara në fusha të ndryshme: emergjencë, zhvillim, migrim, ligjshmëri, drejtësi, paqe e baritori.

R. SH. - Vatikan

Ndihma për viktimat e persekutimeve, të luftërave e fatkeqësive natyrore; për asistencë e mbrojtje të migrantëve të mitur, të pashoqëruar, në kufirin ndërmjet Meksikës e SHBA-ve; për projektet e zhvillimit në vendet e varfëra, provimin e paqes e të pajtimit ndër zonat në konflikt në mbarë botën: këto janë fushat e ndërhyrjes së Catholic Relief Services, agjencisë bamirëse të Kishës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Csr), për t’i ndihmuar vendet përtej detit. Për ta i mbledh lëmoshët vjetore Konferenca Ipeshkvnore (Usccb), në  periudhën e Kreshmëve.

Sivjet - njofton kanali i internetit i ipeshkvijve - fushata e mbledhjes së lëmoshëve do të organizohet ndërmjet 13 e 14 marsit, me moton: “Ndihmoje Krishtin e fshehur!”. Fondet e mbledhura do t’u dorëzohen gjashtë organizmave katolike të angazhuara në fusha të ndryshme (emergjenca zhvillimi, migrime, ligjshmëri, drejtësi e paqe dhe baritori). Ata, përveç Crs, Zyrës kombëtare në shërbim të migrantëve dhe refugjatëve (Mrs), janë: zyra e Usccb për drejtësinë e paqen ndërkombëtare (Mrs), Sekretaria e Konferencës  ipeshkvnore mbi larminë kulturore të Kishës, që merret edhe me baritorinë e migrantëve e refugjatëve (Mrs); Sekretariati i Konferencës ipeshkvnore për larmitë kulturore të Kishës, që merret edhe me baritorinë e migrantëve, refugjatëve dhe endacakëve si dhe të banorëve të ishujve të Azisë e të Paqësorit; Catholic Legal Immigration Network, Inc.(Clinic), rrjeti katolik për asistencën ligjore të imigrantëve si dhe fondi i Papës për ndihmat e emergjencës.

Edhe lëmoshët e vogla kanë rëndësi të madhe

Në krizën aktuale shëndetësore botërore, që në 2020-tën i pakësoi tepër lëmoshët e besimtarëve, edhe në SHBA, fondet e mbledhura janë më të nevojshme e më urgjente se kurrë, siç e vë në dukje imzot Paul D. Etienne, kryetar i Komitetit për Lëmoshët kombëtare të Usccb-së: “Do të mblidhen edhe donacionet më të vogla, sepse edhe ato kanë vlerë të madhe. Edhe një donacion prej 10 dollarësh mund ta shndërrojë jetën e nevojtarëve, në këtë kohë pandemie”, pohon prelati.

E themeluar më 1943, gjatë këtyre dekadave Crs (Agjencia bamirëse e Kishës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës) realizoi një mori projektesh të rëndësishme, me efekte afatgjata. Kanali i ipeshkvijve amerikanë  kujton shembullin e ndihmave të shpërndara nëpër botë për familjet e prekura nga fatkeqësitë natyrore: falë këtyre ndërhyrjeve, u shpërndanë jo vetëm ndihma për nevojat emergjente, por u mbështet edhe ekonomia vendase, duke siguruar, kështu, vazhdimin afatgjatë të zhvillimit. Veç kësaj, me këto donacione, Zyra kombëtare në shërbim të migrantëve dhe refugjatëve (Mrs), vijon t’i ndihmojë imigrantët e mitur, të pashoqëruar, në kufirin me Meksikën, posaçërisht për bashkimet familjare e për nxitjen e fushatës për reformat e politikës migratore në SHBA-të. “Kjo mbledhje lëmoshësh është e domosdoshme për ndihmën e menjëhershme  të  njerëzve të varfër e të ligshtë, por edhe për mbështetjen e tyre në të ardhshmen - nënvizon imzot Etienne, që i nxit besimtarët të jenë bujarë, gjithnjë brenda mundësive të tyre!

11 mars 2021, 09:22