IRAQ POPE FRANCIS IRAQ POPE FRANCIS 

Në pritje të Papës: si fëmijët që përgatiten për festё

Nё fjalët e Patriarkut Sako ripohohet se fati i të krishterëve nuk duhet të ndahet nga ai i irakianëve të tjerë, sepse të gjithë i kanë vuajtur pasojat e luftërave dhe terrorizmit.

R.SH. - Vatikan

“Kjo vizitë e Papёs është si një ëndërr që bëhet realitet. E ne jemi si fëmijët që përgatiten për festë. Nga më i madhi tek më i vogli mes nesh". Fjalët e Kardinalit Luis Raphael Sako, Patriarku i Babilonisë së Kaldeasve, dhёnё agjencisë Fides përshkruajnë thjesht realitetin e një udhëtimi të ëndërruar prej kohësh nga Papa Gjon Pali II dhe realizuar tani nga Papa Françesku. Fytyrat e gëzueshme e mirënjohëse të atyre që presin Ipeshkvin e Romës pohojnё e dokumentojnë se ky udhëtim ka qenë prej kohësh në zemrën e Papës dhe në zemrat e irakianëve, jo vetëm të tё krishterëve.

Shumë herë, gjatë viteve të papnisё së tij, Ati i Shenjtё Françesku ka folur për komunitetet e krishtera që vuanin e vuajnё në pjesë të ndryshme të botës dhe shtegtimi i tij në tokën e Abrahamit, pavarësisht nga pandemia dhe shqetësimet për sigurinë, u dëshmon tё gjithё atyre qё janё nё Irak dhe rajon afërsinë e Pasardhësit të Pjetrit. Prandaj fati i të krishterëve në Irak, si dhe vuajtjet e tyre, nuk duhet të ndahen nga ato të atyre që u përkasin besimeve të tjera fetare, në një vend ku të gjithë i kanë vuajtur pasojat e luftërave, terrorizmit, dhunës, ndarjeve dhe abuzimit të emrit të Zotit për të justifikuar urrejtjen.

"Ne kemi zbukuruar Kishat tona - pohon kardinali Sako - por edhe të gjithë irakianët i kanë dekoruar të gjitha qytetet e tyre... Ka flamuj të Vatikanit dhe pankarta të mirëseardhjes kudo, edhe në Najaf, edhe në Nassiriya ... Edhe në Mosul, qytet që akoma paraqitet me të gjitha plagët. Myslimanët kanё kompozuar këngë për të mirëpritur Papën”.

Ekziston një frazë e Ajatollah Ali al Sistanit që gjendet në pankartat, në të cilat fotografia e autoritetit të lartë shiit të vendit është ngjitur me fotografinë e Papës: "Ju jeni pjesë e jonё, dhe ne jemi pjesë e juaj". Një mënyrë tjetër për të thënë që të gjithë jemi vëllezër.

Fjalët e kardinalit Sako, që drejton Kishën antike kaldease, ndihmojnë për të kuptuar se shpresa për të ardhmen e Irakut nuk do të vijë nga pёrforcimi i një komuniteti fetar në kurriz të të tjerëve, as nga krijimi i "enklavave" të mbrojtura dhe të ndara, ku të vendosen nё siguri të ashtuquajturat pakica tё vendit, por nga rizbulimi i rrënjëve të thella të një bashkëjetese që përkon me identitetin e një vendi. Një shpresë që rindizet në Ur, në gjurmët e Abrahamit: ju jeni pjesë e jonё, ne jemi pjesë e juaj.

04 mars 2021, 15:44