Imzot Arjan Dodaj: Sinodi dioqezan njё bekim pёr Kishёn tonё

R.SH. - Vatikan

Imzot Arjan Dodaj, ipeshkёv ndihmёs i kryedioqezёs Tiranё-Durrёs, na rrёfen pёrfundimin e Sinodit arqidioqezan tё Kishёs sё Tiranё-Durrёsit kushtuar ungjillëzimit, i cili qe hapur nё nёntor tё vitit 2018 dhe u mbyll mё 20 marsin e kaluar nga Kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit imzot George Frendo.

Qe i pari Sinod i njё Kishe dioqezane nё Shqipёri, pas periudhës së komunizmit. Për rëndësinë dhe argumentin e  kësaj ngjarjeje të madhe për Kishën katolike të Tiranё-Durrёs, Imzot Frendo pohoi. “Kam menduar sesi mund të rritemi si një familje që ushqehet me Fjalën e Zotit, që bashkohet rreth sofrës së Krishtit Shpëtimtar, dhe që shquhet për dashuri. Me fjalë të tjera, si mund të rritemi si një bashkësi, si familje që dёshmon e pasqyron Krishtin profet, prift dhe mbret. Dhe, pasi u konsultova me Këshillin Meshtarak dhe me Këshillin Baritor, vendosa të planifikojmë dhe përgatisim një Sinod Dioqezan, që do të jetë i pari në dioqezën tonë”. Mё 20 marsin e kaluar imzot Frendo mes tjerash tha: "Sinodi ka mbaruar sot, por vetëm tani do të fillojë puna, fryti i këtij Sinodi, për një dioqezë më të stolisur me shpirtin e Ungjillit."

Po si kaloi Sinodi dioqezan i Kishës së Tiranё-Durrёsit? Çfarë u bё gjatё punimeve? Çfarë rezultatesh arriti? Cilat janё frytet e këtij rrugëtimi sinodal dhe çfarë do tё bёj tani Kisha e Tiranё-Durrёsit pas përfunimi të Sinodit?

Mbi kёto e tjera nё mikrofonin e redaksisё shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News flet ipeshkёv ndihmёs i kryedioqezёs Tiranё-Durrёs, Imzot Arjan Dodaj, ta dёgjojmё:

Nё mikrofonin e redaksisё shqipe tё Radio Vatikanit flet ipeshkёv ndihmёs i kryedioqezёs Tiranё-Durrёs, Imzot Arjan Dodaj
26 mars 2021, 14:29