Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari, Albania Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari, Albania 

Gjendja e Imzot Massafra-s është kritike, edhe pse në një fazë përmirësimi

Gjendja shëndetësore e Imzot Angelo Massafra-s është ende kritike, edhe pse në një fazë përmirësimi të dukshëm, kёshtu njofton Vikari i Përgjithshëm i Kryedioqezёs sё Shkodёr-Pultit, Dom Nikolin Toma, nё buletinin shëndetësor tё 9 marsit 2021, botuar nё faqen e internetit “kisha katolike shkoder.com” (https://kishakatolikeshkoder.com), duke iu referuar pohimit tё mjekëve tё spitalit “Miulli” në Acquaviva delle Fonti (BA-Itali), ku gjendet imzot Massafra.

R.SH. - Vatikan

Gjendja shëndetësore e Imzot Angelo Massafra-s është ende në situatë kritike, edhe pse në një fazë përmirësimi të dukshëm, kёshtu njofton Vikari i Përgjithshëm i Kryedioqezёs sё Shkodёr-Pultit, Dom Nikolin Toma, nё buletinin shëndetësor tё 9 marsit 2021, botuar nё faqen e internetit “kisha katolike shkoder.com” (https://kishakatolikeshkoder.com), duke iu referuar pohimit tё mjekëve tё spitalit “Miulli” në Acquaviva delle Fonti (BA-Itali), ku gjendet imzot Massafra.

Komuniteti Kishtar i kryedioqezёs Shkodёr-Pult dhe e gjithё Kisha nё Shqipёri vazhdon t’i lutet Zotit pёr shërimin e bariut shpirtëror. Po tё ndjekim njoftimin e Vikarit tё Pёrgjithshёm te Shkodres, dom Nikolin Tomёs:

Po tё ndjekim njoftimin e Vikarit tё Pёrgjithshёm dom Nikolin Tomёs

Buletini Shëndetësor i Imzot Angelo Massafra 09.03.2021

Konferenca për shtyp ,  9 mars 2021

Mjekët e Spitalit “Miulli” në Acquaviva delle Fonti (BA-Itali) na bëjnë me dije për gjendjen shëndetësore të Imzot Massafra-s se ende është në situatë kritike, edhe pse në një fazë përmirësimi të dukshëm. Imzot Massafra nuk i nënshtrohet më ventilimit të detyruar, pasi parametrat e oksigjenimit janë kthyer në normalitet.

Nga ana e tij, Arqipeshkvi është i vetëdijshëm se duhet kohë dhe durim për të dalë nga kjo gjendje dhe beson në lutjet e të gjithëve për të, për ata që aktualisht po luftojnë për shëndetin e tyre dhe për personelin shëndetësor, i cili është i përkushtuar për të lehtësuar vuajtjet dhe për t’i bërë ballë kësaj sëmundjeje.

Dom Nikolin Toma

Vikari i Përgjithshëm

10 mars 2021, 11:21