Kardinali Jean-Claude Hollerich, kryeipeshkëv i Luksemburgut Kardinali Jean-Claude Hollerich, kryeipeshkëv i Luksemburgut 

Luksemburg: kard. Hollerich “ta shikojmë fenë në mënyrë të re!”

Kard. Hollerich: “Pandemia, që po na torturon, krijon edhe problemin e mbijtesës së kësaj forme të Kishës, që njohim deri më sot në Luksemburg”.

R. SH. - Vatikan

 “Pandemia, që po na torturon, krijon edhe problemin e mbijetesës së kësaj forme të Kishës, që njohim deri më sot në Luksemburg”: jeta famullitare është shembur, katekizmi zhvillohet vetëm pjesërisht, koret e shoqatat janë krejt të bllokuara”. Kjo, situata që skicoi kardinali Hollerich në Letrën baritore, lexuar dje, e diela e parë e  Kreshmëve, në Kishat e Dukatit. “Të gjithë vuajmë nga kjo situatë, por nuk duhet të dorëzohemi - inkurajon kardinali - duke i ftuar besimtarët “të shkojmë së bashku gjithnjë më në thellësi e të mos e humbasim themeloren në jetën e krishterë: lidhjen tonë të pashkëputshme me Krishtin!”.

E, prej këndej, i fton të gjithë që kjo kohë të shfrytëzohet “për ta shikuar fenë me një sy të ri, gazmor”, duke i këshilluar, në vijim, të rinisen nga “mesazhi i jetës së Jezu Krishtit, të meditojnë mbi vdekjen dhe ringjalljen e të festojnë në gëzim”. Kështu - shton - do të kujtohemi edhe se nuk mund të rrimë duarkryq. Një Kishë, që zgjedh ndershmërisht ditë për ditë udhën e Krishtit, nuk është gati  të vdesë - pohon kardinali - që  vijon  duke kujtuar Shën Jozefin, një ndër dishepujt e parë të Jezusit, së bashku me Marinë fatin e tij, por edhe njeri veprimi, nga i cili mund ta kuptojmë me fund çfarë do të thotë: “Ta shikosh fenë në mënyrë të re”.

22 shkurt 2021, 16:08