Vaccini: Fontana, sperimentazione Fiera salver� vita a tanti Vaccini: Fontana, sperimentazione Fiera salver� vita a tanti

Koronavirus, Comece e Karitasi Evropian: “urgjencë morale, garantimi i shpërndarjes globale të vaksinave”

Në një Deklaratë të përbashkët, publikuar sot paradite, Komisioni i Episkopateve të Bashkimit Evropian (COMECE) dhe Karitasi i Evropës i bashkuan zërat për t’i kërkuar BE-së barazi në shpërndarjen e vaksinave në gjithë botën. “Sigurimi i vaksinave për të gjithë, të garantuara e të përballueshme ekonomikisht, është urgjencë morale globale”, shkruhet në kërkesë.

R.SH. - Vatikan

“E nxisim Bashkimin Evropian të promovojë vaksinimin në shkallë të gjerë, jo vetëm për sigurinë dhe mbrojtjen e Evropës, por edhe për shëndetin publik global si pasuri publike, si për njerëzit që jetojnë në vendet më të varfra, ashtu edhe për ata që jetojnë në vende të afta për të prodhuar vaksina”. Në një Deklaratë të përbashkët, publikuar sot paradite, Komisioni i Episkopateve të Bashkimit Evropian (COMECE) dhe Karitasi i Evropës i bashkuan zërat për t’i kërkuar BE-së barazi në shpërndarjen e vaksinave në gjithë botën. “Sigurimi i vaksinave për të gjithë, të garantuara e të përballueshme ekonomikisht, është urgjencë morale globale”, shkruhet në kërkesë.

Comece dhe Karitasi i Evropës shprehin kënaqësinë e tyre për “shpejtësinë e habitshme” me të cilën u mobilizuan vendet e pasura dhe bashkësia e shkencëtarëve për t’u bërë vaksinat kundër Covid-19 të gjitha popullsive të tyre. Kështu, “Veriu” i pasur i botës mund të “shohë një dritë në fund të tunelit të katastrofës shëndetësore dhe ekonomike”, shkaktuar nga koronavirusi.

Bashkimi Evropian dhe parimi i solidaritetit

E megjithatë, në Deklaratën e Comece-s dhe të Karitasit Evropian paraqiten një sërë shqetësimesh e pyetjesh: “Si u arritën marrëveshjet ndërmjet institucioneve të BE-së dhe kompanive farmaceutike? Si u caktuan vaksinat, veçanërisht në muajt e parë të prodhimit? Kush i mori vaksinat i pari?”. Brukseli, sipas dy organizmave kishtare, ka një rol të rëndësishëm dhe vendimtar në këtë proces.

“Bashkimi Evropian – shkruhet në Deklaratë - bazohet në parimin e solidaritetit, prandaj, angazhimi për solidaritet duhet të jetë kriter vendimtar në këtë çast historik. Urgjentisht, duhet të vihet në jetë fushata për vaksinimin masiv”. Çka alarmon të dyja organizmat evropiane është se deri tani, jo e gjithë popullsia globale mund të vaksinohet. “Po shohim prirje të kritikueshme drejt ‘konkurrencës dhe nacionalizimit të vaksinave’ në formën e ndalimeve të eksportit dhe të masave të tjera proteksioniste për të bllokuar furnizimin e vendeve të varfra. Në këtë mënyrë, “vendet e prekura izolohen edhe më shumë, me rrezikun të kthehen mbrapa me dekada, duke kërcënuar të bllokojnë përparimin e njerëzimit drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030”.

Thirrja e Comece-së dhe e Karitasit të Evropës

Comece dhe Karitasi i Evropës bashkohen me thirrjen e Papës Françesku dhe e aktualizojnë atë për kontinentin e vjetër. “I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare – shkruajnë ato - të mos i nënshtrohen mbizotërimit shqetësues të interesave kombëtare ose ekonomike, por të këmbëngulin në mënyrë që veprimet e tyre të brendshme dhe të jashtme të udhëhiqen nga parimet e vëllazërimit, solidaritetit, subsidiaritetit, drejtësisë shoqërore dhe gjithëpërfshirjes, në mënyrë që të ketë qasje të barabartë në vaksinim si brenda çdo vendi, ashtu edhe në gjithë BE-në e në bashkësinë globale”.

23 shkurt 2021, 15:15