Sh’ Jozefi Sh’ Jozefi 

Kangё n’ lavd t' Sh’ Jozefit

Sýyt e dashtun prej nesh, aman, silli,/O Sh’ Jozef, se po gjindena n’vajë, /E me dorë t’ande ti rueje ket fee, /Ti gjith krajlat denjou me i paque; /Deh! po t’lusim n’rrugë shêjte me i çue/Djelmt e rii, qi t’levdojnë me ket kangë...

R.SH. - Vatikan

KANGË N’LAVD T’  SH’JOZEFIT

            Bashkë le t’bâhet gjithkund krishtênimi

Para lterit t’ Sh’ Jozefit tuj ramun,

Tuj e lutun me zeell paa ja damun

Mâa t’lumnueshmin e t’bardhë Patriarkë.

 

            Sýyt e dashtun prej nesh, aman, silli,

O Sh’ Jozef, se po gjindena n’vajë,

E prej Papës sýyt e tuu mon si dajë

Mjeshter fejet qi kurr nuk gabon.

 

            Me dorë t’ande ti rueje ket fee,

Ti gjith krajlat denjou me i paque;

Deh! po t’lusim n’rrugë shêjte me i çue

Djelmt e rii, qi t’levdojnë me ket kangë.

 

                        Tjeter.

 

Bashkë me nji zâa le t’bâhena

Sh’Jozefin m’e nderue,

Fatin e t’dlirtes Virgjines

Rojsin e Krishtit Zot.

           

            Rueje, Sh’ Jozef, e ndrite

Kishen n’rrasë temelue;

Shpiirtin na e maj lerg t’zezave,

Na daj ti hire plot.

 

            O Rojsë i mukajetshem

I Atii qi pshtoj dyrnjâan

E i Zojës hirmadhe Virgjines.

Virtytesh xhevahiir,

 

            O ti, qi vallët e Ênjeive

Ne qiell t’nderojnë paa prâa,

Lavdet e kangët e nderave

Ndigioj e priti mirë!

(Nje kangё n’lavd tё Sh’ Jozefit ёshtё marr nga njё doracak uratёsh e kangёsh tё dikurshme, mjerisht  librit tё vogёl i mungojnё faqet e para dhe tё fundit, kёshtu, nuk ka titullin e as vitin e botimit).

09 shkurt 2021, 13:31