Quaresima- Mercoledì delle Ceneri Quaresima- Mercoledì delle Ceneri 

Dom Marjan Paloka, koha e Kreshmëve na ndihmon të rizbulojmë Zotin

Me kremtimin e së Mërkurës së Përhime, Kisha katolike hyri në një kohë të fortë shpirtërore e liturgjike,atë të Kreshmëve, që paraprijnë, përgatit e çon drejt Pashkëve. Në ritet liturgjike të së Mërkurës së Përhime dëgjuam ftesën për t’u kthyer tek Zoti, shprehur përmes formulës “Pendohuni e besoni në Ungjill!", ose “Kujtohu se je hi e në hi do të kthehesh!”.

R.SH. - Vatikan

Me kremtimin e së Mërkurës së Përhime, Kisha katolike hyri në një kohë të fortë shpirtërore e liturgjike: atë të Kreshmëve, që paraprijnë, përgatit e çon drejt Pashkëve. Në ritet liturgjike të së Mërkurës së Përhime dëgjojmë përsëri ftesën për t’u penduar para Zotit, të shprehur përmes formulës “Pendohuni e besoni në Ungjill”, ose “Kujtohu se je hi e në hi do të kthehesh!”.

Liturgjia e së Mërkurës së Përhime na tregon, pra, se kthesa e zemrës tek Zoti është përmasa themelore e kohës së Krezhmëve. E kjo thirrje ndjehet fuqimisht gjatë ritit të përhirjes. E riti i së Mërkurës së Përhime ka një kuptim të dyfishtë: lidhet me ndryshimin e brendshëm, kthesën e pendesën dhe na kujton brishtësinë e njeriut. Kjo me pak fjalë është domethënien e liturgjisë së lashtë romake të së Mërkurës së Përhime.

Kisha na kutjon se koha e Krezhmëve është kohë pendese, lutjeje, kohë veprash bamirësie dhe kthimi në rrugën e Zotit. Kreshmët janë periudhë  reflektimi, lutjeje, pendese dhe agjërimi nga materializmi. Kёshtu na ndihmojnë të zbulomë gëzimin që mbush përplot zemrën e që vjen nga Zoti. Tri janë tipare që karakterizojnë kohën e Kreshmёve janё: pendesa, agjërimi dhe lutja. 

Agjërimin si dhe praktikat tjera krezhmore si lëmosha, lutja e pendesa, tradita e krishterë i konsideron si ‘armë’ shpirtërore për të luftuar të keqin, të keqen dhe veprat e veset mbrapshta që na largojnë nga dashuria jetëdhënëse e Zotit. Kreshmët janë kohë e volitshme për t’u kthyer tek Hyji dhe për të gjetur shijen, bukurinë, kuptimin dhe cakun e jetës. Kështu, koha e Kreshmëve, që sapo filluam, na ndihmon  të rizbulojmë bukurinë e pranisë së Zotit në jetën tonë. Mbi kohën e praktikat e Kreshmëve flasim me dom Marjan Palokën, ta dëgjojmë në mikrofonin e dom David Xhuxhës...

Një reflektim i dom Marjan Palokës në mikrofonin e dom David Gjugjës
17 shkurt 2021, 15:48