Vatican News
 Tutti Santi Tutti Santi 

Shenjtorët e javës 24 -31 janar

E diel 24 janar, Kisha katolike kremton të Diela e 3-të gjatë vitit kishtar,e gjithnjë më 24 janar kalendari përkujton edhe shën Françeskun e Sales, ipeshkëv i Gjenevës e doktor i Kishës, themelues i Urdhrit të Vizitacionit, pajtor i shtypit katolik.

R.SH. - Vatikan

E diel 24 janar, Kisha katolike kremton të Diela e 3-të gjatë vitit kishtar,e gjithnjë më 24 janar kalendari përkujton edhe shën Françeskun e Sales, ipeshkëv i Gjenevës e doktor i Kishës, themelues i Urdhrit të Vizitacionit, pajtor i shtypit katolik.

Të hënën më 25 janar, kalendari Kishtar kremton festën e Kthimit të Shën Palit Apostull.  Kthimi i shën Palit tregon fuqinë e hirit, që është më i begatë se mëkati. Ngjarja vendimtare e jetës së tij zhvillohet në rrugën për në Damask ku po shkonte për të përndjekur të krishterët. Ai vetë, i gjendur nën përndjekje për shkak të emrit të Krishtit, do të shkruante: “Unë plotësoj në trupin tim çfarë u mungon mundimeve të Krishtit, në të mirë të trupit të tij, që është Kisha”.

Të martën më 26 janar, kalendari kishtar përkujton shën Timoteun e shën Titin, ipeshkvij, nxënës të shën Palit si dhe shën Paolën, matronë romake.

Të mërkurën më 27 janar, kalendari kishtar përkujton shën Angela Meriçin, virgjër, themeluese e Orsolineve si dhe shën Vitalianin, papë. Këtë datë bie Dita e përkujtimit të Shoahut.

Të enjten më 28 janar, kalendari kishtar përkujton shën Tomën e Akuinit, meshtar e doktor i Kishës.

Të premten më 29 janar, kalendari kishtar përkujton shën Akuilinin, shën Kostancin, ipeshkëv i Perugjës e shenjtorët Papia e Mauri, ushtarë martirë.

Të shtunën më 30 janar, kalendari kishtar përkujton shën Martinën martire, që na kujton se fuqia që del nga Jezusi shëron e jep jetë. Kush është me të, kush e prek, kush e takon dhe e mik pret, fiton nga Zoti jetën e pasosur.

Të dielën e ardhshme më 31 janar, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 4-të gjatë viti kishtar, sipas kalendarit liturgjik. Gjithnjë më 31 janar, kalendari përkujton shën Gjon Boskon, meshtar e themelues i Salezianëve, atë e mësues i të rinjve. Festa e shën Gjon Boskut na kujton se edhe njerëzit e kohëve tona shkandullohen e çuditen për Jezusin: e për ta pranuar, duhet parë me sytë e fesë e të dashurisë, që na mësojnë se Krishti është Biri i Zotit e se prandaj vetëm kush beson në Të, e percepton të renë që Ai e Fjala e Tij Ungjillore sjell ndërmjet njerëzve.

24 janar 2021, 13:25