Gjykatësi Rosario Livatino Gjykatësi Rosario Livatino 

Do të jetë i lum gjykatësi Rosario Livatino

Në dekretet e autorizuara nga Papa njihet martirizimi gjykatësit sicilian, vrarë nga mafia në vitin 1910, dhe virtytet heroike të shtatë shërbëtorëve e e shërbëtoreve të Zotit.

R. SH. - Vatikan

Duke pritur në audiencë, më 21 dhjetor, kardinalin Marcello Semeraro, Prefekt i Kongregatës për çështjet e Shenjtorëve, Papa Françesku autorizoi  Dikasterin për shpalljen e dekreteve, që lidhen me një të lum të ri dhe 7 Shërbëtorë të nderuar të Zotit, të cilëve u njihen virtytet heroike.

“Shembull jo vetëm për gjykatësit, por edhe për të gjithë ata, që punojnë në fushën e së drejtës, për koherencën ndaj fesë dhe angazhimin në punë si dhe për aktualitetin e reflektimeve të tij”. Kështu fliste Papa, një vit më parë, për gjykatësin Rosario Livatino, lindur më 3 tetor 1952, në Canicatti, e vrarë prej mafies më 21 shtator 1990, nga urrejtja për fenë. E sot është vetë Papa që, duke ia njohur martirizimin, i hap udhën drejt nderimeve të altarit këtij gjykatësi të ri sicilian, që ia kushtoi gjithë jetën drejtësisë e  zhdukjes së fenomenit mafioz, duke nënshkruar vendime guximtare, që e vunë në shënjestër të Cosa Nostra-s. Ishte njeri i aftë për të gjykuar, duke i dhënë shpirt ligjit - siç na e la të shkruar, në sa mbronte njeriun e drejtë pa iu tutur syri aq, sa të meritonte plumbin nga mafia e nderimet e altarit nga Papa, për t’u bërë, kështu, model për të gjithë gjykatësit!

Në dekretin e nënshkruar nga Françesku janë edhe 7 Shërbëtorë  të Zotit, që shpallen të Nderuar, me njohjen e virtyteve heroike;

Spanjollët Vasco de Quiroga, ipeshkëv i Michoacán, (1470, Madrigal de las Altas Torres- 14 marzo 1565, Messico); me të, prifti dioqezan Antonio Vincenzo González Suárez (5 prill 1817, Agüimes – Spanjë, 22 qershor 1851)

 Me ta, edhe Antonio Seghezzi, prift dioqezan;  Bernardino Piccinelli, rregulltar i Urdhërit të Shërbëtorëve të Marisë;  Bernardo Antonini, meshtar italian, misionar në Kazakistan. E është edhe një emër gruaje, ndërmjet të Nderuarve të rinj: Rosa Staltari.

Së fundi lexojmë emrin e polakut Ignazio Stuchlý, meshtar i Shoqërisë së Shën Françekut të Sales.

Shtohen, kështu, radhët e Shenjtorëve të Kishës katolike, për ndërmjetësimin e të cilëve kemi aq shumë nevojë në këto ditë të vështira për gjithë njerëzimin!

22 dhjetor 2020, 15:04