GERMANY CHRISTMAS CANDLE GERMANY CHRISTMAS CANDLE 

24 mendime për Kohën e Ardhjes: dita e dytë e Kohës së Ardhjes!

Kalendari i afrohet faqes së fundit. Muajit të fundit: dhjetorit. E sot në të lexojmë: “E hëna e Kohës së Ardhjes”. Hapi i dytë drejt Shpellës së Betlehemit.

R.SH. - Vatikan

Kalendari i afrohet faqes së fundit. Viti, muajit të fundit: dhjetorit. E sot në të lexojmë: “E hëna e Kohës së Ardhjes”. Hapi i dytë drejt Shpellës së Betlehemit. Ditë që lëshon një rreze drite në situatën ende të ngarkuar me frikën e sëmundjes. Kohë e ngarkuar me pyetje për jetën e botës së sëmurë, në kërkim të përgjigjes. Për këtë kohë  zgjodhëm 24 mendime, një për për çdo ditë, deri tek dita kur qiell e tokë të rrëmbushen me jonet e himnit të Këshndellave.

Për  të hënën e kohës së Ardhjes, zgjodhëm një frazë, një thirrje, shkëputur nga Shkrimi Shenjt, si pishtar për të na e ndriçuar rrugën drejt Shpellës së Betlehemit:

“Nata po shtyhet e dita është fare pranë. Prandaj t’i flakim tutje veprat e errësirës e të rrokim armët e dritës. Rivishuni me Zotin Jezus!”.

Rivishuni! A nuk e ndjeni se po vjen? Në çastin e fundit të perëndimit dimëror, dëgjohet një tingull i lehtë, si tingulli i vetë heshtjes. Mbajeni frymën, për ta dëgjuar. E edhe rrahjen e zemrës. Po ndodh një ngjarje e jashtëzakonshme. Gëzojuni para se të ndodhë. Meditojeni Kohën e Ardhjes! Ju fton të mos e lini të keqen të fitojë, por ta mundni me të mirë!

 

30 nëntor 2020, 10:35